Lajme
Instituti gjerman: Rritja e rasteve në Gjermani u shkaktua nga neglizhenca
Gjermania ditët e fundit është përballur me një rritje të rasteve me koronavirus.
Kryetari i Institutit gjerman për Sëmundje Ngjitëse, Lothar Wieler, ka thënë se kjo është shkaktuar nga neglizhenca.
“Zhvillimet e reja në Gjermani më bëjnë shumë të shqetësuar. Rritja ka të bëjë me faktin se ne jemi bërë neglizhentë”, tha kryeinfektologu gjerman, duke shtuar se ende nuk është e qartë nëse vendi me popullsinë më të madhe në Evropë është duke e përjetuar valën e dytë të përhapjes.
Numri i rasteve ditore për 24 orët e kaluara ishte 633 dhe pothuajse u dyfishua në krahasim me ditën paraprake, shkruan “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.
Instituti gjerman e lidhi rritjen e numrit të rasteve me shtimin e kontakteve sociale në ndeja dhe në vendet e punës.
Ky institucion u bëri thirrje njerëzve që të mos i shkelin rregullat e distancimit social.
Gjermania është në mesin e shteteve me më së shumti të infektuar me koronavirus në Evropë, por ka shënuar shumë më pak viktima se Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












