Bota
Instalacioni interesant në 30-vjetorin e piramidës së Muzeut të Luvrit
Në 30-vjetorin e piramidës së Muzeut të Luvrit, artisti francez i rrugës “JR” ka nisur një iniciativ interesante.
Ai ka ftuar me qindra vullnetarë ta ndihmojnë, që të mbulojë hapësirën përreth muzeut me një kolazh gjigant misterioz, qëllimi i të cilit është të përshkruajë “sekretin e piramidës së madhe”.
Instalacioni duhet të përfundojë deri të premten dhe do të mbulojë të gjithë zonën. 400 vullnetarët pjesëmarrës do të punojnë me turne, në grupe prej 50 personash, për vendosjen e rripave që duhet të krijojnë një imazh gjigant.
“Kjo ishte ajo që na pëlqeu më shumë në projektin e propozuar nga ‘JR’: pjesëmarrja dhe përmasat e bashkëpunimit. Na tërhoqi entuziazmi, dinamizmi dhe dëshira e njerëzve për t’u bërë pjesë e kësaj nisme”, tha Adel Ziane.
Eksperti me famë botërore i kolazheve i ka ftuar që nga mesi i marsit mbështetësit e tij, përmes një platforme “online”, që të merrnin pjesë në realizimin e idesë së tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














