Lajme
Instagram paralajmëron mbylljen e adresave false

Është bërë e ditur se “Instagram” ka paralajmëruar rregulla të reja. Rrjeti social, ndër më të rëndësishmit në botë, do të kërkojë kartën e identitetit, për të verifikuar profilet false. Pra një kryqëzatë e re kundër mashtrimeve dhe miliona profileve të rrejshme, që janë krijuar edhe nga agjenci të specializuara, me qëllim reklamime, duke pompuar klikimet e larta, aksionet, apo edhe duke bezdisur profilet rregullta e duke bërë komente të pahijshme.
Në shënjestër do të vihen të gjitha ato llogari që sipas inteligjencës artificiale nuk përfaqësojnë identitetin e personave realë prapa tyre, duke pasur edhe një sjellje potencialisht të gënjeshtërt në rrjet, si për shembull ata që kanë pak postime, shumë ndjekës, lëvizje të çuditshme, me aktivitetet të shënjestruar etj.
Të gjithë këtyre profileve do t’u kërkohet një dokument real zyrtar, dhe nëse nuk do të përgjigjet kërkesës, pra nëse nuk do paraqesë fotokopjen e dokumentit, profili do të ketë penalizime të forta.
Aktualisht shifrat janë të frikshme, ku rrjeti social regjistron mbi një miliard përdorues aktivë, me rreth 500 milionë që shfletojnë të ashtuquajturit “Story”, dhe rreth 63% që e përdorin “Instagram”-in mbi një herë në ditë pas një llogarie që ka në dukje një sjellje joreale.
Pra, kjo masë është ndërmarrë jo vetëm për arsye të ruajtjes së privatësisë e qetësisë për çdo përdorues nga profilet toksikë, por edhe në kuadër të makroproblemit, për çështje sondazhesh në zgjedhje, biznesesh, apo çështje ndërkombëtare që prekin shumë interesa, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shoqatat shqiptare në Zvicër, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch Revista është përqendruar në shoqatat, rrjetet dhe lëvizjet që kalojnë suazat lokale ose regjionale, dmth që...
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj