Lajme
Inspektorët kosovarë në kërkim të produkteve nga Serbia
Inspektorët e tregtisë kanë nisë të martën aksionin për kontrollin e zbatimit të masave reciproke me Serbinë

Të gjithë inspektorët e tregut do të kontrollojnë subjektet afariste gjatë gushtit për të parë nëse kanë ka produkte të prodhuara në Serbi dhe që kanë hyrë në Kosovë pas marrjes së vendimit për masa të reciprocitetit me Serbinë.
Gjatë një takimi, të udhëhequr nga kryeinspektori i Inspektoratit të Tregut, Ruzhdi Shehu, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve kompetente të Kosovës, është prezantuar plani veprimit për mbikëqyrjen e tregut pas vendosjes së masave të reciprocitetit për marrëdhëniet tregtare me këto dy shtete.
Këto janë masat e shtesë që janë paralajmëruar nga ministrja Mimoza Kusari-Lila kundrejt Serbisë.
Kryeinspektori i Inspektoratit të Tregut, Ruzhdi Shehu, gjatë prezantimit të Planit të veprimit ka sqaruar aktivitetet dhe metodat e mbikëqyrjes, institucionet përgjegjëse për implementimin e Planit, periudhat e kontrollimit si dhe masat dhe raportimin rreth këtij procesi.
Me këtë Plan të veprimit është vendosur për aktivitetet e inspektorëve të tregut, ku përfshihen kontrollimet për dokumentacionin e produkteve, regjistrimin e stoqeve të importeve, kontrollimin e produkteve të vendosura në depo dhe të produkteve të vendosura për konsumatorë dhe ndërmarrja e të gjitha veprimeve me qëllim të luftimit dhe parandalimit të ekonomisë joformale.
Periudha e kontrollimit intensiv, sipas planit operativ të Inspektoratit të Tregtisë, do të zgjasë deri në fund të muajit.
Nëse në raftet e subjekteve afariste do të haset në produkte të prodhuara në Serbi dhe të hyra në Kosovë pas vendimit për masa reciprociteti, inspektorët kanë paralajmëruar marrjen e masave dhe konfiskimin e mallrave.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€