Iniciativë kundër ndalimit të minareve
Iniciuesit thonë se e vetmja mundësi brenda rregullave të shtetit juridik është iniciativa e re popullore
Saktësisht një vit pas pranimit me referendum të iniciativës për ndalimin e minareve, Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës (IZSR) ka nisur një iniciativë të re, të drejtuar kundër ndalimit në fjalë. Siç shkruan gazeta Tages Anzeiger, iniciuesit thonë se e vetmja mundësi për të realizuar këtë të drejtë brenda rregullave të shtetit juridik është iniciativa e re popullore.
Sipas njërit nga përfaqësuesit e Këshillit në fjalë, ndalimi i minareve synon në mënyrë të padyshimtë reduktimin e numrit dhe rolit të myslimanëve në Zvicër. Një komitet për këtë iniciativë do të ngritet deri në fund të këtij viti.
Siç dihet tashmë, populli në referendumin e mbajtur para një viti, me 57 për qind të votave të tij pati kërkuar ndalimin e ndërtimit të minareve në Zvicër. Në tetorin e këtij viti, ndërkaq, dhoma e kantoneve e Parlamentit Federal ka kundërshtuar të debatojë lidhur me ndalimin e ndërtimit të minareve.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











