Iniciativa Qytetare nga Gjeneva uron mërgimtarët në trevjetorin e pavarësisë

Kam kënaqësi të veçantë që në emër të Iniciativës Qytetare nga Gjeneva t’ua përcjell urimet më të mira me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, njëherësh dëshirat dhe shpresat më të mëdha që qeveria e Kosovës të angazhohet më shumë në zhvillimin e politikave që do të shënonin një nismë më të mirë për zhvillimin e vendit dhe, njëherë të rikthejë besimin në institucionet e shtetit dhe imazhin e saj.
Qindra-mijëra persona të transformuar në sy dhe vesh janë drejtuar kah Parlamenti (i ri) i Kosovës, nga i cili pritnim shumë, me shpresën se nuk do t’i heshtin problemet e vërteta të këtij vendi, tani vuajtjet dhe zhgënjimin e këtij populli që po i përjeton me vite të tëra.
Fati i të zhdukurve është tragjedi për të gjithë ne, dhe është dashur të jetë prioritet i prioriteteve për qeverinë për ta ndriçuar fatin e tyre, tani fati i më shumë se 60 mijë pensionistëve të ish-sistemit të Jugosllavë që iu mohohet e drejta e tyre, shumë nga të cilët i ka çuar në varfëri të skajshme dhe nuk u është dhënë rëndësia që e meritojnë.
As mërgata, shtylla ekonomike më e fuqishme e Kosovës, nuk u ka shpëtuar keqpërdorimeve me vite të tëra dhe ende vazhdon në mënyrë të organizuar. Boss-at e paprekshëm plaçkitin mërgatën me vite të tëra në emër të “Sigurimit kufitar” në mungesë të Kartonit të Gjelbër që Kosova nuk e posedon dhe as që e dëshiron, përkundrazi do të mundohet që kjo situatë të vazhdojë sa më gjatë që është e mundur.
Prandaj, të nderuar bashkëvendës, e nderuara mërgatë, na qoftë me fat Dita e Pavarësisë.
Gëzuar!
Mustafë Jashari
Iniciativa Qytetare nga Gjeneva
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it Ngjarja do të mbahet në Boulevard Kreuzlingen, të shtunën, më 21 qershor 2025, nga ora 11:00...
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
-
Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut
-
Aeroporti i Prishtinës shton kapacitetet: Gati për të pritur mërgimtarët
Jeta në Austri
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€ Për një euro mund të blini më shumë në disa vende pushimi sesa në Austri. Kjo...
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”