Lajme
Informata në gjuhën shqipe nga BAG lidhur me hyrjen në Zvicër
Zyra Federale e shëndetit Publik (BAG) ka krijuar një faqe në internet lidhur me temën e hyrjes/udhëtimit nga jashtë në Zvicër
Këshilli Federal ka vendosur më 6 korrik 2020 për të futur në fuqi një detyrim karantine prej 10 ditësh për personat që vijnë nga zonat jashtë vendit, me rrezik të shtuar të infeksionit.
Zyra Federale e shëndetit Publik (BAG) ka krijuar një faqe në internet lidhur me temën e hyrjes/udhëtimit nga jashtë në Zvicër në të cilën përfshihen informacionet më të rëndësishme (ku gjendet edhe një listë zonash / shtetesh me rrezik të rritur të infeksionit), si: kompensimi; përjashtimi nga karantina; kontaktet etj: www.bag.admin.ch/einreise.
Gjithashtu është krijuar edhe një fletëpalosje informacionesh A5 dhe një poster informacionesh A3 (“Urdhëresa lidhur me Covid 19 për masat në fushën e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve”). Këto mund të shkarkohen nga lidhjet më poshtë:
o Info-Flyer A5 / Info-Plakat (DE)
o Info-Flyer A5 / Info-Plakat (FR)
o Info-Flyer A5 / Info-Plakat (IT)
o Info-Flyer A5 / Inof-Plakat (EN)
o Info-Flyer A5 / Info-Plakat (in weiteren Sprachen)
Kompanitë e transportit i kanë pasur në dispozicion ato që nga fundi i javës së kaluar.
Fletushkat / posterat janë gjithashtu në dispozicion në këto gjuhë: shqip, armenisht, armenisht, maqedonisht, rumanisht, rusisht, serbisht / kroatisht / boshnjakisht, spanjisht dhe bjellorusisht. Portugezët do të mund të gjejnë këto përmbajtje në gjuhën e tyre, në fillim të javës tjetër.
Siç është njoftuar tashmë, aplikacioni SwissCovid , në fund të kësaj jave do të jetë në dispozicion edhe në gjuhën turke dhe tigrinya. Ai është tashmë në dispozicion në gjuhët: gjermanisht, frëngjisht, anglisht, italisht, shqip, boshnjakisht, kroatisht, portugalisht, rumanisht, serbisht, spanjisht).
https://play.google.com/store/apps/details?id=ch.admin.bag.dp3t
https://play.google.com/store/apps/details?id=ch.admin.bag.dp3t
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












