Lajme
Informacione për udhëtarët zviceranë në Shqipëri
Shtetasit zviceranë jashtë vendit duhet të regjistrohen në aplikacionin Travel Admin dhe të ndjekin udhëzimet e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme.
Është bërë e ditur nga autoritetet përkatëse të fluturimeve në Shqipëri se do të ketë kufizime të konsiderueshme në trafikun ajror në Aeroportin e Tiranës nga sot (e dielë), më 22 mars, në mesnatë, shkruan albinfo.ch.
Meqenëse Shqipëria po merr masa për të luftuar përhapjen e COVID-19, qytetarët zviceranë që udhëtojnë drejt ose përmes Shqipërisë duhet së pari të marrin informacion nga Aeroporti i Tiranës.
Udhëtarët zviceranë në Shqipëri këshillohen të pyesin për planet e tyre të udhëtimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”. Për më tepër, ata duhet të konsultohen me informacionin e dhënë nga qeveria shqiptare në lidhje me situatën COVID-19 në vend dhe masat e marra në lidhje me lirinë e lëvizjes dhe udhëtimit, shkruan albinfo.ch.
Shtetasit zviceranë jashtë vendit gjithashtu duhet të regjistrohen në aplikacionin Travel Admin dhe të ndjekin udhëzimet e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës
Telefon: + 355 4 2381 800
E-mail: [email protected]
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















