Shqipëria
Informacione mbi linjat ajrore dhe kompanitë që operojnë aktualisht në Shqipëri
Informacion mbi disa të dhëna mbi linjat ajrore dhe kompanitë që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe disa rregulla që duhen respektuar nga shtetasit shqiptarë dhe të huaj gjatë hyrjeve/daljeve në Shqipëri.
Destinacionet e linjave ajrore që janë aktualisht aktive:
• Skyup Airlines – Kiev
• Lot Polish – Varshavë
• Air Serbia – Beograd
• Easyjet – Milano, Gjenevë, Londër
• Eurowings – Shtutgart, Keln, Dyseldorf
• Lufthansa – Frankfurt
• Israir – Tel Aviv
• Edelweiss – Zyrih
• Tui Fly Belgium – Bruksel
• Austrian Airlines – Vienë
• Smartwing – Pragë
• Air Albania – Rome, Milano, Bolonjë, Bergamo, Piza, Verona, Stamboll
• British – London Gatwick
• Aegean – Athinë
• Blue Panorama – Bergamo, Romë, Torino, Gjenovë, Milano, Verona, Bolonjë, Ankona
• Albawings – Piza, Perugia, Rimini, Venecia, Firence, Bari, Londër, Stansted, Dyseldorf, Frankfurt, Hamburg
• Transavia – Paris
• Pegasus Arilines – Stamboll, Antalia
• Freebird – Antalia
• Sunexpress – Antalia
• Ukrainian Airlines – Kiev, Harkov
• Jonika – Kiev
• Belavia – Minsk
• Ryanair Sun – Gdansk, Wroclaw, Katovicë, Poznan, Krakov, Varshavë
• Wizz Air – Budapest, Vienë, Memmingen, Dortmund, Bergamo, Bolonjë, Verona, Treviso, Piza, Luton Londër, Baden Baden, Bari, Bazel, Berlin, Paris, Charleroi Bruksel, Catania, Eindhoven, Hamburg, Heraklion, Rodos, Frankfurt, Milano, Pragë, Torino
• Amc Aviation – Varshavë, Wroclaw, Poznan, Katovicë

Të gjithë shtetasit e huaj dhe shqiptarë që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, përveç respektimit të protokollëve standarde ndërkombëtare që vetë kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të ndjekin dhe respektojnë dhe disa rregullat të janë si vijon:
• Për të hyrë në terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, personat duhet të jenë të pajisur me maska. Përjashtim nga ky rregull mund të bëhet vetëm kur është e nevojshme gjatë kontrollit të sigurisë në aviacion dhe atij të kufirit, për fëmijët nën 6 vjeç dhe personat që kanë arsye shëndetësore të dokumentuara;
• Maskat duhet të ndërrohen çdo 4 orë nëse nuk këshillohet ndryshe nga prodhuesi, gjithashtu edhe kur lagen apo dëmtohen;
• Pasagjeret që shfaqin simptoma të COVID-19 nuk do të lejohen të udhëtojnë nëpërmjet ajrit;
• Fluksi i lëvizjes në terminal është me sens unik, hyrja kryhet vetëm në hyrjen 3, e cila ndodhet në zonën ballore të terminalit dhe dalja bëhet në portën anësore me drejtim nga parkimi.
• Në mjediset e aeroportit, pasagjerët duhet të mbajnë distancën prej 1.5 metër;
• Aeroporti do të vendosë një pikë të automatizuar ku pasagjerët mund të blejnë maska ose dezinfektant personal;
• Për kujdesin e higjenës personale janë vendosur dezinfektantë për duart në hyrje të terminalit, në hryje të korridorit të sigurisë, si edhe në pjesën e mbërritjeve pranë zonës ku tërhiqen bagazhet;
• Personat që do të hyjnë në terminal, si në nisje, ashtu dhe në mbërritje, do të kalojnë në tunelin e dezinfektimit.
• Pasagjerët duhet të plotësojnë një deklaratë mbi statusin e tyre të COVID-19 përpara se të kenë një leje për të hipur në bordin e avionit (boarding pass), gjatë procesit të check-in;
• Në momentin e hyrjes në terminal, personat në nisje, ashtu dhe në mbërritje, do t’i nënshtrohen matjes së temperaturës. Personat me temperaturë mbi 37.5 gradë celsius nuk lejohen të vijojnë procedurën e check-in-it dhe do të futen në zonën e veçantë të karantinimit dhe ndaj tyre do kryhen procedurat e tjera të verifikimit;
• Pasagjerët në aeroport, që identifikohen simptomatikë nga autoritetet e shëndetit publik, mund të mos lejohen të vazhdojnë udhëtimin;
• Asnjë pasagjer simptomatik nuk duhet të riatdhesohet me një fluturim të rregullt pasagjerësh;
• Gjatë qendrimit në terminal, njerëzit duhet të respektojnë sinjalistikën, të mbajnë distancën fizike nga personat e tjerë dhe të përdorin karriget në terminal sipas sinjalistikës;
• Pasagjerëve, që nuk zbatojnë masat parandaluese, nuk do t’u jepet akses në ndërtesën e terminalit të aeroportit, në kabinë ose do të zbriten nga avioni dhe do të largohen nga aeroporti nga autoritetet e rendit publik;
• Nuk lejohet mbajtja e baterive lithium në pajisje ose me vete në bagazhet e kontrolluara;
• Për sigurinë e pasagjerëve dhe të stafit, Aeroporti i Tiranës ka dyfishuar intervalin e pastrimit dhe të dezinfektimit të mjediseve brenda terminalit;
• Bizneset që sherbejnë pije dhe ushqime në terminal aktualisht janë të mbyllura. Për të siguruar një vazhdimësi në këto shërbime, aeroporti ka vendosur sisteme të automatizuara që ofrojnë pije të ngrohta dhe të ftohta, si dhe snacks;
• Në terminal vazhdon të jetë i hapur me orare të reduktuara marketi CONAD që ndodhet në zonën pranë bankave të pranimit të biletave, si dhe Duty Free që ndodhet në zonën e nisjeve;
• Shërbimi ForEx nga BKT, në nisje dhe në mbërritje, operon me orar të reduktuar.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027














