Kosova

Inflacioni i çon kosovarët drejt kredive

Mbi 1 milion euro u morën nga janari në shtator

Referuar të dhënave të Bankës Qendrore e Kosovës, sivjet Kosova është përballur me çmimet më të larta të produkteve që nga 2008-ta. Sipas tyre, është rritur edhe interesimi i qytetarëve për të marrë kredi, ku nga janari e deri në shtator janë marrë mbi 1 milion euro kredi, përcjell albinfo.ch.

Njohësit e çështjeve ekonomike kanë kritikuar qeverinë për masat që po i ndërmerr për përballimin e krizës. Sipas tyre, ato janë të paefektshme.

Me rritjen e inflacionit është rritur edhe kërkesa e qytetarëve për të marrë kredi.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, inflacioni ka shënuar rritjen më të lartë në 14 vjetët e fundit.

Sivjet indeksi i çmimeve të konsumit arriti 12.6%, ndërsa rritje më të madhe të çmimit kanë pësuar ushqimi dhe energjia elektrike.

Nga ana tjetër, të dhënat e BQK-së tregojnë se nga janari e deri në shtator, janë marrë mbi 1 milion e 400 mijë euro kredi, duke e çuar vlerën e depozitave në mbi 5 miliardë euro.