Lajme
Infermierja shqiptare, edhe pse shtatzënë, qëndron në vijën e parë kundër Covid-19 në SHBA
Edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, vazhdon betejën për shpëtimin e jetëve njerëzore, në vijën e parë të luftës kundër Covid-19

Infermierja shqiptare që punon në Teksas, SHBA, Armida Bahja Hoxha, frymëzim për shërbimin ndaj pacientëve: Edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, vazhdon betejën për shpëtimin e jetëve njerëzore, në vijën e parë të luftës kundër Covid-19, përcjell albinfo.ch.
Armida Hoxha është në javën e fundit të muajit të nëntë dhe vazhdon t’u shërbejë me përkushtim pacientëve me koronavirus.
“Faleminderit që më dhatë mundësinë të ndaj përvojën time me ju në lidhje me këtë krizë. Unë punoj si një Infermiere e Regjistruar (RN) në një nga spitalet më të mëdha në Hjuston, Teksas. Unë punoj në Vendosjen e Kujdesit Akut (Acute Care Setting), ku presim dhe trajtojmë pacientët në fazën kritike të sëmundjes. Nga këtu në varësi të rezultatit pacienti mund të transferohet në njësinë e kirurgjisë/mjekësisë nëse gjendja përmirësohet ose në ICU nëse gjendja përkeqësohet”, u shpreh Hoxha.
Duhet theskuar se Armida Hoxha lëvizi në Amerikë në vitin 2017 dhe fillimisht punoi si nihmëse infermierie deri gjatë kohës që u njoh diploma nga Bordi i Infermerisë në Teksas dhe më pas kaloi si Infermiere në prill 2019.
Po ashtu, ajo në një intervistë për mediat shqiptare ka thënë se kjo pandemi do të zhduket dhe se statistikat nuk janë aq shqetësuse në raport me të prekurit.
“Besoj se po. Nuk është hera e parë që kemi hasur epidemi apo pandemi dhe nuk besoj se do të thotë që njerëzimi do të shuhet. Faktikisht nga statistikat, megjithëse është një sëmundje shumë ngjitëse, numri i atyre që kanë nevojë për kujdes të veçantë është i ulët dhe numri i vdekjeve është gjithashtu i ulët. Problemi është gjithmonë në fluksin e pacientëve. Ndoshta keni dëgjuar se këtu në Amerikë kemi shumë probleme në plotësimin e stafit. Ne nuk kemi mjekë apo infermierë të mjaftueshëm . Në qoftese kemi qenë ne nevojë më parë, jemi sot ende me më shumë nevojë. Diçka kjo që e ka rënduar edhe më shumë sistemin tonë shëndetsor. Kështu që për mua kjo është sfida jonë e parë, sfida e dytë janë mjetet e mbrojtjes dhe ventilatorët që shpresoj se do të vijnë me bollëk se shpejti. Unë gjithashtu besoj se populli amerikan ka diçka shumë të veçantë, është një popull shumë bujar dhe inovator. Besoj se zgjidhja do të vijë nga bizneset amerikane të mëdha, por pse jo dhe të vogla. Kjo do të na lehtësojë barrën. Gjithashtu mendoj se amerikanët janë një popull i ndëgjegjshëm. Edhe pse është e vështirë të mbashë “social distance”, distancë sociale, besoj se njerëzit janë të vetëdijshëm dhe shoh që rregullat po zbatohen në shumicën e rasteve. Kjo do të ndihmojë në zvogëlimin e infeksioneve, të paktën derisa të gjendet kurimi”, tha ajo. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Samiti zhvillohet nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama...
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026