Lajme
Infermierja argëton pacientët me COVID-19 me violinën e saj
Puna në këtë kohë pandemie, me një numër shumë të madh pacientësh, është sfilistëse për stafin mjekësor.
Teka pjesa më e madhe e infermierëve dhe mjekëve pasi mbarojnë turnet të lodhur kthehen në shtëpi, infermierja Damiras Silva nga Kili merr në duar violinën e saj dhe nis të argëtoj pacientët e sëmurë.
26 vjeçarja, kalon disa orë duke përshkruar të gjithë korridoret e spitalit “El Pino”, e cila ndodhet në një lagje të varfër të kryeqytetit Santiago.
Me violinën e saj, ajo interpreton një përzierje të këngëve të njohura latine, duke argëtuar në këtë mënyrë pacientët e sëmurë me Covid-19.
“Sapo filloj të luaj muzikë, pacientëve i rikthehet buzëqeshja dhe nisin të duartrokasin. Qëllimi im i vetëm është të dhuroj pak dashuri, besim e shpresë me violinën time. Këtë gjë e bëj shpesh, e bëj sepse kështu ma ndien zemra”, është shprehur për mediat vendase Damiras, përcjell albinfo.ch.
Në Kili nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 300,000 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa 6,000 janë shpallur të vdekur.
https://youtu.be/vygxT_s3RlE
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












