Kosova
Kosovë: Infermierët paralajmërojnë grevë në rast se nuk rriten pagat e tyre
Pagesa për kujdestari u rrit veç 2 euro
Bëhet e ditur se infermierët e sektorit publik paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë, në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre, e ato janë, rritja e pagesës për ndërrimet e natës dhe pagesa për kujdestaritë për të shtunat e të dielat, përcjell albinfo.ch.
Mentor Sejdiu, nënkryetar i Shoqatës Sindikale të Infermierëve të QKUK-së, në deklarim për magazinën informative “Lajmet e Fundit”, tha se ata si sindikatë janë të diskriminuar me Ligjin për pagat.
“Edhe sot ka qarkulluar një tabelë për pagesën për kujdestari, ku shihet edhe aty një diskriminim nga ata që për dëshirën e vet e rregulluan kujdestarinë me Ligjin për pagat, por për infermierët asgjë”, tha Sejdiu për RTK-në.
Ai sqaroi se për të mërkurën kanë thirrur në takim kryetaren e sindikatës, Tevide Imeri, me të cilën u shpreh se do të bisedojnë dhe do të dalin me një konkludim se çfarë të bëjnë.
Për infermierët, pagesa është vetëm 20 euro ndërrimi i natës, siç ka qenë edhe më herët, kurse të shtunën e të dielën nuk ka pagesa, dhe vazhdon avazi i vjetër”, tha Sejdiu.
Ai i bëri thirrje kryeministrit që t’i mbajë fjalët që i ka dhënë për barazi për të gjithë.
“Duhet t’i gjejë këta njerëz e t’i vendos para drejtësisë, e jo vetëm për këtë pabarazi ndaj infermierëve, por edhe për stafin tjetër mbështetës”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











