Lajme
Pushimet mund t’ju kushtojnë me largim nga puna
Përkundër hapjes së kufijve në Austri, të gjitha vendet evropiane ishin vendosur në nivelin 4 nga Ministria e Jashtme. Kjo do të thotë që ekziston një "rrezik i lartë sigurie". Ministria e Jashtme e këtij shteti këshillon që të mos këtë udhëtime të panevojshme.
Që nga 16 qershori, Austria hoqi të gjitha kufizimet e udhëtimit për 31 vende. Kjo do të thotë se kur të ktheheni në Austri, nuk keni më nevojë të karantinoheni. Sidoqoftë, sipas Ministrisë së Jashtme, rreziqet e sigurisë ende në shumë shtete janë evidente dhe udhëtimi i panevojshëm mund edhe të këtë pasoja, shkruan Albinfo Austria.
Nëse udhëtoni për pushime në një nga vendet e rrezikuara me koronavirus dhe gjendja përkeqësohet përsëri, kjo mund të ketë pasoja me Ligjin e punës, tha Alexander Tomanek nga Dhoma e Punës në Vjenë.
Punëdhënësit nuk do të paguajnë karantinën
“Në rastin më të keq, kur unë të kthehem nga pushimi dhe, për shkak të një urdhri zyrtar, do të më duhej të qëndroja në shtëpi për dy javë dhe të mos isha në gjendje të punoja. Kjo do të ishte një fazë për mua si punonjës në të cilin punëdhënësi nuk ka pse të më paguajë sepse unë vetë isha përgjegjës për këtë”, tha Tomanek.
Kjo vlen veçanërisht nëse jeni të infektuar me virusin e koronës në njërën prej këtyre vendeve. “Në çdo rast, duhet të pres pasoja të Ligjit të punës. Duke u nisur nga fakti se kur kthehem dhe nuk mund të punoj, punëdhënësi nuk është në gjendje të paguajë pagesën e vazhdueshme të pagave. Unë tashmë kam humbje financiare”, shtoi Tomanek.
E mundur edhe largimi nga puna
Nëse ju vendosni që përkundër apelit të shtetit, të shkoni në pushime, ju mund të largoheni edhe nga puna. “Sipas një rregullore të punës, në rast se infektoheni në pushime jashtë shtetit dhe nëse zbatohet sërish rregullorja e karantinimit, punëdhënësi ka mundësinë të ndërpresë edhe marrëdhënien e punës”, vazhdon Tomanek, duke shtuar se përgjegjësinë secili duhet ta bartë për vete.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












