Autotech
Industria e veturave në Evropë, në ngecje
Prodhues të njohur botërorë, përfshirë kompanitë “Toyota” dhe “Ferrari”, këtë vit nuk morën pjesë në panairin e Frankfurtit
Jens Wagner ka punuar në panairin e veturave në Frankfurt të Gjermanisë qe 20 vjet, duke shitur kapele me logo të prodhuesve të veturave, rroba të ndryshme dhe vetura lodra. Ai thotë se ky panair nuk është si ka qenë dikur.
“Nëse shikoni rreth vetes, ju do të shihni vetë se çfarë është duke ndodhur. Më pak njerëz, më pak prodhues, gjithçka më pak”, thotë burri 47 vjeç.
Ai i kujton ato që thotë se ishin ditët e arta, kur veturat me motorë të zhurmshëm ua zinin vendin veturave elektrike, kur tregu i lirë mbizotëronte ndaj masave mbrojtëse dhe kur panairet industriale si ai i Frankfurtit shkëlqenin.
Ndonëse në panairin 10-ditor vijnë ende mijëra vizitorë, numri i kompanive që morën pjesë në panair ra nga 994 sa ishte në vitin e kaluar në 830 këtë vit. Prodhues të njohur botërorë, përfshirë kompanitë “Toyota” dhe “Ferrari”, këtë vit nuk morën pjesë në panair, raporton Gazeta Express.
Disa kompani të tjera vendosën të shfrytëzojnë hapësirë më të vogël në panair këtë vit, duke thënë se duhet të gjejnë mënyra të tjera më inovative për t’u lidhur me klientët.
Zvogëlimi i panairit më të madh në Gjermani, i cili mbahet çdo të dytin vit, mund të ketë lidhje më shumë me dëshirën e njerëzve për të marrë pjesë në tubime të këtilla sesa për vetë industrinë e veturave, por kjo dukuri po përputhet edhe me vështirësitë e vërteta me të cilat po përballet ky sektor i industrisë, shkruan “Washington Post”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












