Lajme
Indonezi: Gjashtë të vdekur dhe 140 të zhdukur nga fundosja e një trageti
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 97 janë shpëtuar nga një traget pasagjerësh që ishte fundosur në Detin Java, ka konfirmuar agjencia indoneziane e kërkim-shpëtimit.
Sipas njoftimit, një operacion kërkim-shpëtimi është nisur pasi ishte humbur kontakti me anijen Virgo Transport 8, e cila transportonte 243 persona dhe u përball me kushte të këqija atmosferike, transmeton albinfo.ch.
Bëhet e ditur se kërkimet për pasagjerët e mbetur po vazhdojnë teksa trageti po udhëtonte nga Surabaya drejt qytetit Banjarmasin, në Kalimantanin Jugor, dhe për herë të fundit është raportuar se ndodhej rreth 150 kilometra në jug të Banjarmasinit, rreth orës 02:00 sipas kohës lokale të dielën.
Për operacionin e shpëtimit është krijuar një task-forcë e përbashkët, ku marrin pjesë agjencia indoneziane e kërkim-shpëtimit, marina, policia detare dhe institucione të tjera.
Anije dhe një helikopter janë dërguar në vendngjarje, ndërsa të gjitha anijet e tjera që ndodhen në atë zonë të Detit Java janë paralajmëruar që të raportojnë nëse shohin ndonjë pasagjer.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











