Bota
Indi: Ndalohet me ligj “divorci i menjëhershëm” mes myslimanëve
Ligjvënësit indianë, të martën, miratuan një projekt-ligj që i jep fund praktikës myslimane të divorcit të menjëhershëm, dy vjet pasi Gjykata Supreme vendosi se ajo shkelte të drejtat kushtetuese të grave myslimane.
Ministri i ligjit, Ravi Shankar Prasad, tha se miratimi i projekt-ligjit nga dhoma e sipërme e Parlamentit, pasqyron fuqizimin e grave, dhe është në vazhdën e ndryshimit të profilit të Indisë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Dhoma e ulët e parlamentit e miratoi projekt-ligjin javën e kaluar.
Ligji do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit nga presidenti i Indisë, që është më shumë një akt formal.
Si ndodhte divorci i shpejtë në mesin e myslimanëve?
Shumica e 170 milionë mylimanëve në Indi janë Sunnitë të qeverisur nga Ligji Personal Mysliman për çështje familjare.
Ligji u ka lejuar burrave myslimanë, që të divorcohen nga gratë e tyre, duke thënë tre herë “Talaq” – fjalë arabe për divorc – dhe jo domosdoshmërisht me radhë, por në çdo kohë, dhe nga çdo mjet komunikimi, përfshirë telefonin, mesazhe përmes tekstit ose postime në rrjete sociale.
Më shumë se 20 vende, duke përfshirë Pakistanin fqinj dhe Bangladeshin, e kanë ndaluar këtë praktikë.
Lajmin e plotë mund ta lexoni në REL.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














