Shqipëria
“Independent”: Shqipëria ndër pesë destinacionet më të mira buxhetore për vitin 2025
Qoftë për ski apo banjo dielli, ekspertët tanë të udhëtimeve kanë perzgjedhur disa nga destinacionet më të mira për pushime në vitin 2025, nga Spanja në Shqipëri – këto janë alternativat më të mira për pushime të përballueshme, shkruan Sarah Marshall në të përditshmen britanike “Independent”.
Ende duke u rikuperuar nga inflacioni i lartë i vitit, shumica e turistëve dëshirojnë të kursejnë gjatë muajve të parë të vitit 2025, megjithëse sytë i kanë te pushimet.
Ideja më e mirë do të ishte të shkëmbenit destinacionet e famshme të pushimeve me kërkesë të lartë – me vendet më pak të njohura dhe më të lira.
Për fat të mirë, ekzistojnë shumë opsione për të zgjedhur nëse doni të kurseni para pa kompromentuar rrezet e diellit apo cilësinë e përvojave.
Ne ju rekomandojmë pesë destinacionet më të mira buxhetore për t’ju shpëtuar çmimeve të larta: Shqipëria; El Gouna, Egjipt; Galicia, Spanjë; Voss, Norvegji; Bosnjë-Hercegovinë.
Destinacioni më i mirë për aventura: Shqipëria
Ndërsa jeni duke shëtitur nëpër rrugët me kalldrëm, duke vështruar majat e maleve apo duke notuar në ujërat e kaltra bruz, Shqipëria mund të ngatërrohet lehtësisht me fqinjën e saj elegante – përtej detit Adriatik.
Por, krahasuar me Italinë, plazhet shqiptare janë më të qeta, pikat e fshehura janë më të shumta dhe çmimet janë dukshëm më të lira.
“Contiki” operatori i parë turistik i të rinjve – i specializuar në udhëtime për moshat 18-35-vjeç – ofron një turne në të gjithë vendin ballkanik.
Ju mund të njiheni me të kaluarën e kryeqytetit, Tiranës përmes arkitekturës otomane, fashiste dhe sovjetike.
Gjithashtu, vendi mesdhetar ofron shtigje ecjeje në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe plazhe magjepsëse përgjatë Rivierës Shqiptare.
Një udhëtim tetëditor kushton 1025 paund për person, duke përjashtuar fluturimet.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim













