Shqipëria
‘The Independent’: Arsyet për të vizituar Shqipërinë
Kështu shkruan edhe e përditshmja e njohur angleze, ‘The Independent’, gjegjësisht, editorja Sophie Buchan

Shqipëria është një nga vendet më të palumtura në Evropë dhe botë, sipas një raporti të fundit, megjithatë, ka shumë arsye për të vizituar Shqipërinë.
Kështu shkruan edhe e përditshmja e njohur angleze, ‘The Independent’, gjegjësisht, editorja Sophie Buchan.
“Unë do ta vë Bosnjën dhe Shqipërinë në krye të listës. Dhe unë nuk jam apo nuk mendoj se jam një turiste e palumtur”, thotë ajo, përcjell albinfo.ch.
Për shumë njerëz në Britani, fjala Ballkan ngjall brutalitet, bllokime, histori tragjike dhe luftëra të vështira. Në një udhëtim të kohëve të fundit në Londër nga Sarajeva, ku aktualisht banoj, thotë Sophie Buchan, më kanë pyetur më shumë se një herë nëse “isha korrespondente lufte”.
Më tej, për vendin Shqipërinë editorja thotë: “Shqipëria mund të jetë më pak e lumtur se Palestina e okupuar në Indeksin e Lumturisë Botërore, por ju nuk e merrni këtë përshtypje në terren. Disa nga kujtimet më të bukura të udhëtimit vijnë nga ky vend misterioz – i izoluar pothuajse tërësisht nga bota nën diktaturën e Enver Hoxhës. Më kujtohet kur qëndrova për një javë në një kështjellë (Kalaja e Krujës) duke ngrënë ushqim të gatuar në shtëpi çdo mbrëmje brenda mureve të shekullit të 5-të. Më në Veri, në malet e Thethit (që është një nga destinacionet më të mira të pazbuluara në Evropë), isha e lumtur në përpjekjet e mia për të ecur në këmbë nga një familje lokale që më ftoi për të pirë rakinë e bërë vetë, teksa më tregonte historinë e maleve të mallkuar”, shkruan ‘Monitor’.
“Ka diçka për fshatrat e Ballkanit që më shtyn të them se as kodrat e Toskanës apo pamjet e famshme në jug të Francës, kurrë nuk munden ta përçojnë. Gëzimi këtu nuk duhet të gjendet në shenja të dukshme. Por këto vende e çlirojnë mendjen tuaj dhe ju lejon të përjetoni gëzim në një mënyrë që thjesht destinacionet e njohura nuk e bëjnë. Shkoni pa paragjykime dhe takoni disa nga njerëzit më pak të ashpër në planet”, përfundon reportazhi.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri