Kosova
Indeksi i lumturisë, ku renditet Zvicra dhe ku Kosova?
Për të gjashtin vit me radhë Finlanda shpallet vendi më i lumtur në botë, sipas Raportit Botëror të Lumturisë. Raporti, i cili është përpiluar nga shkencëtarë në Shtetet e Bashkuara dhe bazuar në sondazhet e Institutit Gallup, pyet një kampion përfaqësues kombëtar të njerëzve se sa të kënaqur janë ata me jetën e tyre, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Danimarka dhe Islanda renditen në vendin e dytë dhe të tretë. Izraeli është ngjitur për pesë vende dhe renditet i katërti, Holanda e pesta. Vendet e tjera janë Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re që plotësojnë dhjetëshen. Gjermania ka shënuar rënie dhe renditet e 16-ta, SHBA e 15-ta, Mbretëria e Bashkuar e 19-ta dhe Franca në vendin 21, raporton DW, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë Shqipëria renditet në vendin e 83-të, Kosova, e cila renditet në vendin e 34-të, shumë pranë Italisë dhe Spanjës. Ndërsa Maqedonia e Veriut është e pozicionuar në vendin e 87-të.
Afganistani dhe Libani mbeten si vendet më të palumtura. Raporti identifikoi faktorët që kontribuojnë në mbështetjen e vlerësimeve të jetës – duke përfshirë “të ardhurat, shëndetin, të kesh dikë ku të mbështetesh, të kesh ndjenjën e lirisë për të marrë vendime kyçe të jetës, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit”, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












