Lajme
Incidenti në aeroplanin Cyrih-Prishtinë, i ekzagjeruar
Policia e Kosovës, por edhe zyrtarët e kompanisë “Airberlin”, thonë se nuk ka pasur kërcënim në aeroplanin Cyrih-Prishtinë. Ekspertët thonë se siguria është në nivelin e duhur
Rasti i një udhëtari që ka shqetësuar pasagjerët gjatë udhëtimit në aeroplanin e linjës Cyrih-Prishtinë dy ditë më parë, më shumë është ekzagjeruar se që ka pasur kërcënim. Policia e Kosovës, por edhe zyrtarët e kompanisë “Airberlin”, rastin e cilësojnë si prishje të qetësisë në bord.
Ndërsa ekspertët e çështje të sigurisë thonë se nuk ekziston asnjë shqetësim sa i përket sigurisë në Aeroportin e Prishtinë. Madje, sipas ekspertëve, siguria në aeroportin “Adem Jashari” është në të njëjtin nivel me sigurinë dhe kontrollet që aplikojnë vendet e Bashkimit Evropian.
Zyrtarët nga Policia e Kosovës të kontaktuar nga Albinfo.Ch, thonë rasti i fundit i cilësuar si kërcënim dhe rrëmbim, nuk është i precizuar saktë, sepse nuk ka pasur as kërcënim e aq më pak, rrëmbim.
“Mund të konfirmoj se në bazë të informacioneve zyrtare të pranuara nga zyrtarët kompetentë, nuk kemi të bëjmë me ndonjë rast të tentimit të rrëmbimit të avionit, por kemi të bëjmë me një person-pasagjer, i cili nuk u është përmbajtur rregullave të qëndrimit në avion gjatë fluturimit”, rikonfirmoi Baki Kelani, zëdhënës i Policisë.
Sipas policisë, pasagjeri mashkull (1980) me leje qëndrimi në Zvicër, nuk ka tentuar të rrëmbejë avionin, nuk ka tentuar të sulmojë askënd, përveç se gjatë gjithë kohës ka folur me veten e tij dhe nuk ka qëndruar ulur në kohën kur është kërkuar…
“Ai është ngritur në këmbë para se avioni të ulet në pistë dhe për shkaqe sigurie i njëjti është siguruar. Lidhur me këtë rast është informuar edhe prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe me vendim të tij personi është liruar”, deklaroi më tej zëdhënësi Kelani.
Ai tha se personi për të cilën është folur aq shumë, nuk posedonte lëng të rrezikshëm me vete. “Ai kishte një shishe me ujë në dorë, çka edhe lejohet”, deklaroi Kelani.
Edhe pse në rastin e fundit çështja e sigurisë bie nën kompetencat zvicerane, në aeroportin e vetëm të Kosovës në Prishtinë, siguria konsiderohet e nivelit të lartë.
“Në bazë të sigurisë së përgjithshme në aeroport, por edhe sigurisë në përgjithësi edhe në bazë të situatës së përgjithshme, konsiderojmë se ekziston një siguri e nivelit të lart”, tha Kelani, sipas të cilit, në aeroportin “Adem Jashari”, aplikohet siguria e njëjtë sikurse dhe në vendet e BE-së.
Mirëpo në raste të caktuar kur janë mbi 200 pasagjerë në bord, sipas tij, është vështirë garantohet se dikush nuk mund ta prishë qetësinë. “Në rastin e fundit nuk ka pasur asnjë element kërcënimi, përveç se njeriu ka fol me veten”, deklaroi ai.
Albinfo.ch ka kontaktuar kompaninë ajrore Airberlin për të marrë vesh hollësitë e incidentit të ndodhur të dielën ë linjën Cyrih-Prishtinë të kësaj kompanie. Përgjegjësja për medie ndërkombëtare, Janina Tzitz me këtë rast e ka konfirmuar ndodhjen e incidentit të përmendur.
“Po, në fluturimin tonë nga Cyrihu në Prishtinë më 10 maj ka ndodhur që një udhëtar ka rënë në sy me sjellje të pazakonshme. Por, fluturimi ka rrjedhur sipas planit dhe personi në fjalë i është dorëzuar autoriteteve të sigurisë në Aeroportin e Prishtinës”, deklaroi Tzitz e cila për natyrën e sjelljes së personit në fjalë nuk dëshiroi të japë hollësi.
E pyetur se çka nënkuptohet me “sjellje të pazakonshme” dhe rreth rrjedhës së përgjithshme të incidentit, ajo tha: “Kjo është ende objekt i hetimeve dhe tash për tash ne mund ta japim vetëm këtë informacion zyrtar. Mund të themi po ashtu se pasagjerit problematik nga dita e incidentit i është ndaluar fluturimi në të gjitha linjat e kompanisë Airberlin dhe kompanive partnere me të cilat ne organizojmë fluturimet”.
Megjithatë, analisti dhe drejtori për Studime Ballanike, Fadil Lepaja e shesh pak më ndryshe këtë problem. Ai thotë se traumat e luftës akoma kanë mbetur të freskëta tek disa persona, prandaj edhe këto janë të mundshme. Ndërsa indoktriimin si alternativë në grupe të caktuara ekstreme, ai i sheh shume ma me rrezik.
“Përpos zhgënjimit ekziston edhe problemi i konfuzionit ideor dhe shpirtëror tek shqiptaret”, thotë Lepaja për Albinfo.ch.
Ndërsa sa i përket asaj se a ka siguri të mjaftueshme në aeroportin e vetëm në Kosovë për pasagjerë, atë të Prishtinë, eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, tha se ajo është në nivelin e dhur.
“Siguria në Aeroportin e Prishtinës është në nivelin shumë të lartë. Madje në terminalin e ri të sapondërtuar së fundmi, janë marrë masa të rrepta të sigurisë, nga kontrollet, kamerat vëzhguese e deri të përcjellja e pasagjerëve nëpër avion. Prandaj marrë në përgjithësi, në aeroport nuk po shoh ndonjë problem”, deklaroi Qehaja për Albinfo.Ch.
Marrë parasysh konfiguracionin e Kosovës, si shtete ballkanik, sipas tij, siguria kurrë nuk është e bollshme, por duhet të merren masat e herëpashershme në mënyrë që ajo të jetë në nivelin më të lartë.
“Mirëpo, gjatë përvojës sime, asnjëherë nuk kam parë diçka që nuk ka qenë nën kontroll…ose që eventualisht dikush t’i kërcënoj udhëtarët në bord. Por, nisur nga përvoja ime, por edhe si ekspert i sigurisë, besoj se siguria në aeroport është në nivel”, tha mes tjerash Ramadan Qehaja.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











