Futboll
Incident në Rusi, tifozët e Zenitit sulmojnë Mirlind Dakun
Gjatë ndeshjes së Kupës së Rusisë më 12 gusht në Shën Petersburg, ka ndodhur një episod i shëmtuar ndaj sulmuesit shqiptar Mirlind Daku. Futbollisti i Rubin Kazanit u bë objekt i thirrjeve fyese dhe ofendimeve nga tifozët e Zenitit, gjë që ka detyruar Federatën Ruse të Futbollit të nisë një hetim. Kreu i Komitetit të Disiplinës, Artur Grigoryants, deklaroi për agjencinë “RIA Novosti” se çështja do të shqyrtohet në mbledhjen e 20 gushtit.
Në fushë, Zeniti arriti një fitore bindëse 3-0, ndërsa goli i Dakut u anulua pas rishikimit të VAR-it. Kujtojmë se gjatë verës klubi nga Shën Petersburgu kishte shfaqur interes për ta transferuar sulmuesin shqiptar, por marrëveshja dështoi dhe Rubin vendosi t’i zgjasë kontratën 27-vjeçarit.
Ndërkohë, në Itali emri i Dakut lidhet gjithnjë e më shumë me Fiorentinën. Mediat sportive raportojnë se klubi “viola” po e ndjek me interes. Në takimin e fundit, megjithatë, Daku nuk shkëlqeu si zakonisht: realizoi vetëm dy gjuajtje, u kap një herë në pozicion jashtë loje dhe fitoi katër nga 14 duele. Trajneri kundërshtar pranoi pas ndeshjes se kishte udhëzuar mbrojtësit të fokusoheshin posaçërisht në neutralizimin e tij.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













