Lajme
Importet ngufasin eksportet e Kosovës
Italia e para e Zvicra e gjashta nga shtetet ku Kosova eksporton. Më së shumti importe nga Maqedonia e Serbia (para bllokadës)

Në dyqanet e Kosovës, raftet e mallrave janë plot. Ato madje shpesh janë të tejmbushura. Katër ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për bllokimin e mallrave të Serbisë, nuk vërehet mungesë artikujsh.
Kamionat e bllokuar në pikën kufitare në Merdare
As në dyqanin e vogël të Shaip Gashit në lagjen “Dardania” në Prishtinë, nuk vërehet se diçka ka ndryshuar.
“Konsumatorët kur e shikojnë që një biskotë nga Serbia nuk është, marrin një të ngjashëm. Pra disi të gjithë janë në favor të këtij bllokimi”, thotë ai për Albinfo.
Në fakt, në dyqanet e Kosovës, mund të gjesh mallra nga vende të ndryshme të botës. Sigurisht, prodhimet nga vendet e rajonit dhe ato të Evropës perëndimore, zënë vend të veçantë.
Por nuk duhet përjashtuar edhe ato që vijnë nga përtej oqeanit, siç është Brazili. Në tavolinat e kosovarëve, shpesh mund të shërbehet kofshe pule që vjen nga ky vend i largët, ndonëse viteve të fundit, sasia e importit të produkteve të tilla ka rënë ndjeshëm.
Kosovarët, përveç që kanë nisur të prodhojnë vetë ngapak, shumë prej mallrave të tyre i importojnë kryesisht nga shtetet që gjeografikisht janë më afër.
Enti i Statistikave të Kosovës, është institucioni i vetëm në vend që në mënyrë të rregullt, monitoron dhe nxjerr të dhëna të sakta për importin dhe eksportin që kryhet nga bizneset. Bazuar në të dhënat zyrtare që ky ent merr nga autoriteti doganor si dhe importuesit apo eksportuesit (apo agjentet e tyre), ky institucion jep pasqyrë të qartë se sa është vlera e mallrave që Kosova importon dhe sa është ajo që eksporton.
Këto të dhëna, pasi mblidhen, përpunohen, duke u publikuar për secilin muaj veç e veç, por me disa javë vonesë për shkak të përpunimit të tyre.
Të dhënat mujore janë të përkohshme dhe publikohen 45 ditë pas muajit referues kurse ato vjetore publikohen dy herë: së pari si të dhëna të përkohshme brenda afatit paraprak (45 ditë pas muajit referues) dhe së dyti si të dhëna përfundimtare.
Bllokimi i mallrave të Serbisë
Shifrat zyrtare tregojnë se importi i mallrave nga Serbia është shumë i lartë, por ai duket të mos jetë jetik, pa të cilin dyqanet e Kosovës do të mbeteshin të zbrazura.
Për këtë arsye, duket se vendimi i Qeverisë së Kosovës për bllokimin e mallrave të Serbisë dhe taksës doganore prej 10 përqind për ato të Bosnje e Hercegovinës, është mirëpritur nga kosovarët.
Agim Shahini
Madje ekspertët e ekonomisë, siç është Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, janë shprehur se një vendim i tillë, është dashur të merrej në vitin 2008, kur Serbia filloi me bllokimin e produkteve të Kosovës.
“Nga viti 2007 kur edhe është në funksionalizim CEFTA, e deri në fund të vitit 2010, janë 1 miliard euro import nga Serbia. Dhe gjithmonë po flasim për shifra zyrtare, të importuara dhe që iu janë nënshtruar taksave në Republikën e Kosovës”, është shprehur Shahini.
Ndërkohë, edhe eksperti tjetër i çështje ekonomike, Muhamet Sadiku, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka deklaruar se Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, me vite e kanë dëmtuar ekonominë kosovare.
Muhamet Sadiku
Por Sadiku, këtë vendim përveç që e quan të mirëpritur, shpreh shqetësimin për zbatueshmërinë e tij të plotë, për shkak të mos kontrollit kufitar si duhet në veri të vendit.
“Duke pasur parasysh që një pjesë të kufirit të vet, në pjesën veriore, institucionet e Kosovës nuk e kontrollojnë dhe as që kanë qasje. Ky vendim rrezikohet që në mënyrë të plotë të zbatohet në të gjitha pikat doganore të “, ka thënë profesor Sadiku.
Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë shtetet të cilat që nga viti 2008 kanë bllokuar produktet kosovare, në kuadër të marrëveshjes për tregti të lirë më Evropën Juglindore, e njohur më shkurtesën CEFTA, duke mos lejuar që mallrat më vulë të Republikës së Kosovës, të kalojnë transit nëpër territorin e këtyre dy shteteve.
Tregtia e Kosovës dhe Zvicrës
Të dhënat nga tregtia e jashtme në Kosovë, tregojnë për një deficit tregtar për muajin Maj 2011 prej 183,5 milion euro, krahasuar me deficitin prej 149,5 milion euro me muajin maj të vitit 2010.
Eksporti në muajin maj 2011, sipas ESK-së, kishte vlerën 29,3 milion eurove, ndërsa importi 212,9 milion euro.
Pavarësisht se dallimi ndërmjet eksportit dhe importit në Kosovë është shumë i lartë, në këtë muaj është shënuar një përparim, ngase nëse krahasohet me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, importi ka shënuar rënie prej 11.5 përqind kurse ka pasur rritje në eksport.
Sipas të dhënave zyrtare, 68.7 përqind e eksportit të Kosovës e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, pastaj 12.3 përqind e përbëjnë produktet minerale, 3.5 përqind janë ushqime të përgatitura,pijet dhe duhani, 3.4 përqind tekstil dhe artikuj tekstili, 3.2 përqind plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre dhe 2.2 përqind, lëkurë dhe artikuj që dalin nga ajo.
Ndërsa sipas të dhënave, 20.8 përqind të importit e përbëjnë produktet minerale, 11.5 përqind ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, 9.5 përqind makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 8.7 përqind metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 7.0 përqind produkte të industrisë kimike, si 6.3 përqind produktet bimore.
Ndonëse përqindja e eksporteve të Kosovës është e ultë, megjithatë ajo shtrihet deri në Kinën e largët, por partnerë kryesorë të saj, vazhdojnë të mbesin shtetet fqinje dhe ato të Evropës.
Kështu, partneri kryesor i produkteve të Kosovës, sipas të dhënave të këtij enti, është Italia me 21.2 përqind, pastaj Kina me 12.8 përqind, Shqipëria me 11.0 përqind. Maqedonia me 9.3 përqind, Gjermania me 7.0 përqind, dhe Zvicra me 6.3 përqind.
Ndërsa sipas të dhënave, vendet nga Kosova importon më së shumti produkte të ndryshme është Maqedonia me 15.4 përqind, Serbia me 12.6 përqind, Gjermania me 11.2 përqind, Turqia me 9.2 përqind, dhe Kina me 6.3 përqind.
Sa i përket Bashkimi Evropian si tërësi, Kosova ka eksportuar 35.7 përqind kurse importuar 35.5 përqind.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Ai nuk është vetëm shprehje e historisë...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz