Kosova
Imazhi i Dua Lipës ‘nervozon’ qytetarët në Serbi
Njerëzit në Serbi vazhdojnë të reagojnë keq dhe të revoltohen sa herë që atyre u shfaqen para imazhet e artisteve të Kosovës me famë ndërkombëtare
Së fundmi, këngëtarja e njohur Dua Lipa është bërë pjesë e reklamës së brendit “Puma”, imazhet e së cilës janë vendosur si reklama edhe në Serbi, transmeton Albinfo.ch.
Por, në qytetin e Nishit në Serbi, qytetarët kanë kërkuar të largohen reklamat e Dua Lipës në një linjë të dyqaneve që ndodhet në këtë qytet.
Kërkesa e qytetarëve serbë, të cilët kishin nisur ankesat e tyre drejt mediumeve më me nam në Serbi si dhe drejtpërdrejt në qendrën e markës “Puma”, është miratuar menjëherë dhe posterët e Lipës janë hequr për një kohë rekorde.
“Unë besoj se “Puma” e vendos atë reklamë kudo në vendin tonë, por është për t’u habitur që ata nuk e dinë qëndrimin e saj ndaj Serbisë”, ka thënë një lexues i “Novosti” për redaksinë e kësaj medie.
“Si mundet që dikush që përhap në mënyrë aktive gënjeshtra për historinë tonë të shfaqet në tabelat që zbukurojnë qendrat tregtare vendase?”, ka shkruar një tjetër lexues.
Ndërkohë, një tjetër është shprehur: “Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet në një kohë kur statusi i krahinës jugore serbe është i çështje e ndjeshme. Nëse nuk e respektojmë veten, pse do të na respektojnë të tjerët”.
Në artikullin e publikuar gazeta serbe shkruan se Dua është një nacionaliste që bën thirrje për Shqipërinë e Madhe, ndërsa ka theksuar faktin se kohë më parë, Dua i kishte kërkuar gjigandit “Apple” që ta vendosë Kosovën dhe Palestinën në hartë.
Shkrimi përfundon me një “biografi” kushtuar Duas dhe prindërve të saj, Dukagjin dhe Anesa Lipa.
“Këngëtarja Dua Lipa prej vitesh rregullisht bën postime në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, ku jetoi për ca kohë si adoleshente. Ajo lindi në vitin 1995 në Londër. Prindërit e saj u transferuan atje në 1992, duke ikur nga lufta në ish-Jugosllavi”.
“Babai i saj, Dukagjini Lipa, është i angazhuar në marketing dhe ai është gjithashtu anëtar i grupit kosovar ‘Oda’, dhe nëna e saj, Anesa, punon në turizëm. Ajo ka fituar çmime të rëndësishme në këtë industri”, përfundon “Novosti”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










