CH-Ballkani
Imami i Firencës shkakton shumë polemika në “Facebook”
Imam i Firencës, Izzedin Elzir, kishte publikuar një foto të disa murgeshave në det, duke iu referuar qartësisht polemikës së përdorimit të ferexheve në det
Për disa orë profili i tij në “Facebook” ka mbetur i bllokuar dhe pak para se “të zhdukej” në rrjetet sociale, presidenti i Unionit të Komunitetit Islamik dhe imam i Firencës, Izzedin Elzir, pikërisht përmes këtij profili kishte publikuar një foto të disa murgeshave në det, duke iu referuar qartësisht polemikës së përdorimit të ferexheve në det.
“Shpresoj që të dyja gjërat të mos kenë lidhje. Shpresoj të jetoj akoma në një vend të lirë dhe jo në një diktaturë”, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.
Në mesazhin e dërguar për Izzedin Elzir pas bllokimit, administratorët e rrjetit social, kanë shpjeguar që kanë pezulluar profilin pas sinjalizimeve të disa përdoruesve, që dyshonin se postimi ishte bërë nga një person inekzistent.
“Nëse publikimi i fotos dhe bllokimi i profilit janë dy gjëra të lidhura me njëra-tjetrën, do të ishte kulmi. Një gjë që nuk ndodh as në diktaturat më të ashpra. Shpresoj të mos jetë kështu, sipas disa miqve të mi ekspertë në internet, më është bërë një shaka e shëmtuar”.
Kjo vjen në një kohë jo shumë të përshtatshme, pasi në Francë, burkini është ndalur në shumë qytete, me arsyetim se dëshirojnë të ndalojnë sulme terroriste dhe pikërisht kjo është arsyeja që në Itali nuk është ndalur, pasi ka shumë debate.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












