E-Diaspora
Imamët shqiptarë të Zvicrës dënojnë sulmet në Paris
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicrës ka lëshuar një deklraratë me te cilën dënon sulmet terroriste në Paris.
„Me keqardhje e morëm lajmin per sulmet e njëpasnjeshme teroriste në Paris, me ç’rast kanë humbur jetën mbi 150 persona dhe ka mbi 200 të lenduar, vepër kjo djallëzore dhe monstruoze, e papranueshme as për logjiken e shëndoshe njerzore e aq me pak per fenë“, thuhet në një reagim të lëshuar për media të dielen nga Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër.
„Cdo pikë gjaku që derdhet në faqen e dheut është e shenjtë, pavaresisht se ku ndodhin sulmet terroriste dhe motivet e tyre te shemtuara, qofte ne Ankara, Bejrut e se fundmi ne Paris. Nga parimet bazë të fesë islame dhuna dhe terrori janë të papranueshme», thuhet në deklaratën e imamëve shqiptarë të Zvicrës.
„Fuqishëm i dënojmë aktet e shëmtuara, dhunën, vrasjen, terrorin“,dhe apelon për gjakftohtesi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që, sipas tyre, askush të mos bie pre e paragjykimeve
Imamët shqiptarë të Zvicrës kërkojnë që të jepet një pasqyrë reale e Islamit dhe të evitohet pergjithësimi i këtyre akteve të shëmtuara. Deklarata e 14 nëntorit është nënshkruar nga kryetari Nehat Ismaili.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












