Feja
Imamët shqiptarë me Universitetin zviceran, seminar kundër radikalizmit
Ky seminar kishte për qëllim shkëmbimin e njohurive që lidhen me preventivat kundër radikalizimit. Më shumë se 20 imamë shqiptarë nga xhami të ndryshme të Zvicrës iu përgjigjen ftesës së organizatorëve
Në kuadër të përfitimit të njohurive lidhur me temat aktuale që kanë të bëjnë me radikalizimin e të rinjve në sfera të ndryshme të jetës, Unioni i Imamëve Shqiptarë dhe Universiteti i Freiburgut gjatë fundjavës që po e lëmë mbrapa, më 21 janar 2017 ka organizuar seminar njëditor në lokalet e xhamisë në Regensdorf.
Ky seminar kishte për qëllim shkëmbimin e njohurive që lidhen me preventivat kundër radikalizimit, si dhe shkëmbimin e ideve për të ndihmuar të rinjtë, me qëllim të parandalimit të rasteve të këtilla.
Më shumë se 20 imamë shqiptarë nga xhami të ndryshme të Zvicrës iu përgjigjen ftesës së organizatorëve. Ligjërues për këtë temë u paraqitën Bacem Dziri, nga Instituti për Teologji islame në Osnabrück dhe Agron Ibraj, përfaqësues i organzatës OJA, një organizatë e qytetit të Cyrihut, që kujdeset për integrimin e të rinjve në shoqërinë zvicerane.
Diku në mes të diskutimeve imamët Mehas Alija nga xhamia El Hidaje në St. Galen dhe Bakim Alimi nga xhamia e Wilit prezentuan programin dhe aktivitetet me të rinjtë e këtyre dy qendrave fetare islame.
U diskutua gjerë e gjatë për mënyrën se si një i ri mund të radikalizohet. Në këtë drejtim u përmend vehabizmi dhe rrymat e tjera anatemuese, tekfiriste, si rryma dhe grupe radikale, të cilat mund të ndikojnë në radikalizimin e të rinjve kudo në botë. Gjithashtu, u paraqitën dhe disa mundësi, të cilat do të kontribuonin në parandalimin e kësaj dukurie destruktive.
Puna dhe kontakti i përfaqësuesve të xhamive me autoritetet komunale, kantonale dhe ato shtetërore është një ndër prioritetet që do të ndikonte në parandalimin e radikalizmit, në njërën anë, por do të shërbente edhe për zvogëlimin e islamofobisë, një dukuri kjo e cila është në rritje e sipër. Ishin këto disa nga pikat ku të gjithë pjesëmarrësit ishin dakord.
Kryetari i Unionit të Imamëve Shqiptarë, Nehat Ismaili, e vlerësoi punën e seminarit njëditor, duke falënderuar në radhë të parë organizatorët, ligjëruesit dhe të gjithë pjesëmarrësit, si dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm edhe në të ardhmen.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













