Feja
Imamët shqiptarë dënojnë ashpër rekrutimin e të rinjve nga IS-i
Deklaratë e Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës lidhur me zhvillimet më të reja në rastin e Winterthurit
Rasti i zhdukjes së dy të miturve shqiptarë nga Winterthuri dhe i dyshimit se ata mund t`u jenë bashkuar terroristëve të IS-it në Siri ka shqetësuar këto ditë shqiptarët e këtushëm dhe gjithë opinionin zviceran. Lidhur me këte rast, ka dalë me një deklaratë edhe Unioni i Imamëve Shqiptarë të Zvicrës.
“Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër përmes medieve ka marrë lajmin për rastin e vëllait dhe motrës shqiptare nga Winterthuri, të cilët supozohet se u janë bashkëngjitur radhëve të organizatës terroriste të IS-së.
Bashkësia islame shqiptare me keqardhje merr lajmin për mashtrimin dhe rekrutimin e të rinjve të shtetit ku jetojmë nga ana e organizatave të këtilla ekstremiste. Pikërisht për këtë arsye, ne nuk duam dhe nuk mund të heshtim. Ne, në mënyrën më të ashpër e gjykojmë këtë akt dhe njëkohësisht distancohemi qartë nga ideologjitë e këtilla çnjerëzore”, thuhet në deklaratë.
Më tutje UISHZ u bën apel familjareve dhe mësuesve që për të gjitha rastet e ngjashme të njoftojnë autoritetet shtetërore.
“Ne i ftojmë si prindërit ashtu edhe mësuesit që në raste të dyshimit menjëherë t’u drejtohen personave kompetentë si dhe organeve shtetërore. Jemi të vetëdijshëm se lufta kundër ideologjive mizantrope dhe ithtarëve të tyre nuk mund dhe nuk guxon t’i delegohet vetëm shtetit. Kjo është detyrë e gjithë shoqërisë – secili duhet ta kryejë pjesën e vet të përgjegjësisë. Edhe ne e marrim me gjithë seriozitetin e duhur pjesën tonë të përgjegjësisë dhe zotohemi se edhe më tutje do ta kryejmë punën tonë preventive dhe sqaruese në mjediset ku veprojmë, siç kemi vepruar deri më tani. Në rast se ndeshemi me raste të dyshimta të këtij lloji, ne do t’i njoftojmë autoritetet e shtetit.
Familjes së dy të miturve u dëshirojmë në këtë rast të rëndë e tragjik shumë durim e forcë. E lusim Zotin që ata të kthehen shëndosh e mirë te familja e tyre!”, përfundon deklarata e Unionit të Imamëve Shqiptrë të Zvicrës, e nënshkruar nga kryetari, Nehat Ismaili.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











