Lajme
Imamët bashkëpunuan me OJQ-të e dyshuara për terrorizëm
Imamët Enes Rama, Eroll Rexhepi, Musli Arifaj, Ekrem Avdiu, Shefqet Krasniqi dyshohet se kanë bashkëpunuar me disa organizata “humanitare” të dyshimta për terrorizëm
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka bashkëpunuar me disa organizatat humanitare me prejardhje nga Arabia Saudite që dyshohet se kanë lidhje me terrorizmin. Por edhe disa nga imamët e Kosovës që u arrestuan nën dyshimin se kanë proklamuar ndasi fetare, i kanë kryer shkollimet në Arabi.
Siç shkruan “Koha ditore” imamët Enisa Rama, Eroll Rexhepi, Musli Arifaj, Ekrem Avdiu, Shefqet Krasniqi, të diplomuar në Arabinë Saudite, kanë bashkëpunuar me këto organizata të dyshimta terroriste.
Sipas një dokumenti me titull “Kalifati në Evropë po vjen, kërcënimi i islamit radikal në Evropë dhe Perëndimi, i përgatitur nga drejtori i Institutit “Balkananalysis”, imamët ka qenë të lidhur ngushtë dhe kanë punuar për disa organizata të dyshimta, disa prej të cilave janë të idhura edhe me organizatën Al Qaeda.
Imami Musli Arifaj ka punuar për organizatën Komisioni i Përbashkët Saudit i Ndihmave për Kosovë dhe Çeçeni, e cila në raportet ndërkombëtare dyshohet si organizatë terroriste; pastaj Ekrem Avdiu ka lidhje me “të vjetra” me menaxherin e organizatës “Zenica” të Bosnjës, e cila është themeluar nga një organizatë radikale e Kuvajtit dhe që ka lidhje me Al Qaedan.
Enis Rama po ashtu, sipas të njëjtit burim, ka punuar për Peace TV, pronari i së cilës është indiani Zakir Naik, të cilit i është ndaluar hyrja në shumë shtete të botës për shkak se është vlerësuar se me ligjëratat e tij nxit terrorizmin. Në vitin 2010 BBC ka raportuar se Naik-ut i është ndaluar hyrja në Britaninë e Madhe.
Ndryshe, siç thuhet, imamët e dyshuar kosovarë së bashku me përfaqësuesit e shoqata humanitare arabe, janë takuar në lokalin “Kulla e Jetimit” në Prevallë të Istogut, një lokal i mbyllur më vonë nga Policia e Kosovës. Aty janë takuar edhe imamët e vendeve të rajonit, nga Maqedonia, por edhe nga Shqipëria.
Ndër organizatat që kanë qenë të përfshira në Kosovë me fonde “humanitare” kanë qenë “El-Haramain” e cila ishte mbyllur me vonë nga UNMIK-u, “Al Waqf – al Islami”, “Isamic Rielef Kosova” etj.
Nën dyshimin se kanë përhapur urrejtje fetare dhe kanë kryer vepra penale “Kundër rendit kushtetues”, Policia e Kosovës me 17 shtator, arrestoi 15 persona, prej tyre 12 hoxhallarë, ndërsa 6 prej tyre imamë të xhamive që menaxhohen nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Në këtë aksion u arrestua imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, kryetarin e LISB-as dhe personin më kontrovers në Kosovë, Fuad Ramiqi, Enes Goga, Sabahudin Selimi, Leonard Rudi, Dardan Gjuka, Mazllam Mazllami, Bedri Robaj, Eroll Nesimi, Ekrem Avdiu, Enis Rama, Idriz Bilibani, Alban Malsiu dhe Trim Ademi.
Dje, ndërkaq nga arresti u liruan Ekrem Avdiu dhe Enis Rama. Sipas Prokurorisë hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










