Lifestyle
‘Imagine Dragons’, këngëtari Dan Reynolds mbron grupin e tij
Dan Reynolds, lideri i grupit amerikan ‘Imagine Dragons’, ka mbrojtur punën e tij nga kritikët që i kanë quajtur ata si grupi më i keq në botë.
Javën e kaluar, këngëtari i grupit ‘Slipknot’, Corey Taylor, pretendoi se grupi kanadez ‘Nickelback’ është zëvendësuar nga grupi ‘Imagine Dragons’ në kategorinë e grupeve më të urryera muzikore në botë. “Ata janë të tmerrshëm”, kishe thënë Taylor. Sidoqoftë, këngëtari Dan Reynolds ka marrë vendim për të sfiduar kritikët. “Fjalët e shoqëruara me turp dhe urrejtje nga ta kanë për qëllim ta ushqejnë opinionin me dëshira që të tjerët të dështojnë”, ka thënë Reynolds, përcjell albinfo.ch.
Që nga viti 2013 ‘Imagine Dragons’ ka fituar tri shpërblime të rëndësishme muzikore në SHBA, 9 shpërblime Billboard dhe një Grammy.
‘Imagine Dragons’ ka shitur 12 albume në mbarë botën.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













