Shqiptaro-zviceranët dhe Zgjedhjet Federale 2015
Ilir Shala: “Do të jem zëri i shqiptarëve në Parlamentin Zviceran”
20 vjeçari Ilir Shala nga kantoni i Bernës është kandidat nga partia CVP për Parlamentin Zviceran. Ai premton se në rast se do të zgjidhet deputet do të jetë zë i rinisë dhe i shqiptarëve në Zvicër
Ilir Shala është një nga kandidatët shqiptarë të cilët janë duke garuar për zgjedhjet nacionale të tetorit që do të mbahen në Zvicër. Ai është zëvendës-kryetar i Forumit Rinor të CVP-së në Kantonin e Bernës dhe ndonëse në moshë të re, është kandidat serioz për t’u zgjedhur deputet në zgjedhjet nacionale. Djaloshi 20 vjeçar që jeton në Biel, kantoni Bernë, është në vitin e fundit të maturës.
Iliri që prej tri vitesh është anëtar i të rinjve në partinë CVP-së (Partia Kristiane Popullore) dhe synimi i tij është që në parlamentin e ardhshëm të mbrojë interesat e të rinjve dhe mërgimtarëve në Zvicër.
“I sigurt se komuniteti shqiptar do të votojë për mua”
“Mendoj se ende rinia në Zvicër nuk është aq sa duhet e përfaqësuar mirë në politikën zvicerane”, thotë Iliri për abinbfo.ch. Mandej, ai shton se synon t`i mbrojë interesat e mërgimtarëve të shumtë në Zvicër, veçanërisht atyre me origjinë shqiptare.
“Unë zotohem se do të mbroj të drejtat e migrantëve sepse edhe unë jam një prej tyre. Edhe pse migrantët në Zvicër kanë shumë mundësi për të treguar vlerat e tyre, shpeshherë ndodh që mos të kenë mbështetje politike. Andaj, unë dua të jem aty që ta ngre zërin për të gjitha të drejtat e tyre”, thotë ai për “albinfo.ch”.
Iliri është i bindur se do të marrë vota të shumta nga komuniteti shqiptar.
“Jam i sigurt se komuniteti ynë do të më votojë mua, jo vetëm pse unë jam kandidat me prejardhje shqiptare por edhe për faktin se plani politik i partisë CVP mbron ngushtë interesat e shumë shqiptarëve këtu në Zvicër. CVP-ja gjithmonë ka mbrojtur dhe mbron klasën e mesme, ku bëjnë pjesë shumica e shqiptarëve. Kjo parti mbron familjen, vendet e punës dhe sigurinë, prandaj ne shqiptarët kemi ende nevojë për mbështetje nga CVP-ja”, shprehet Shala.
“Kandidimi im nuk ka të bëjë me asnjërën parti të Kosovës”
Djaloshi me origjinë nga Smaqi i Gjakovës, bën me dije se nuk ka asgjë të përbashkët me partinë PSHDK të Kosovës. “Dua të sqaroj se kandidimi im në CVP nuk ka të bëj asgjë me PSHDK dhe me asnjë parti tjetër në Kosovë”.
Shala, javë më parë ishte për vizitë edhe në Kosovë ku u takua më zyrtarë të lartë politikë të atjeshëm të cilët i ka informuar për kandidaturën e tij për CVP-në në Kantonin e Bernës, për programin politik që ka kjo parti si dhe për hapësirën që ua ka ofruar shqiptarëve në Zvicër.
“Do të jem aty për të drejtat e migrantëve”
“Unë zotohem se do të mbroj të drejtat e migrantëve sepse edhe unë jam një prej tyre. Edhe pse migrantët në Zvicër kanë shumë mundësi për të treguar vlerat e tyre, shpeshherë ndodh që mos të kenë mbështetje politike. Andaj, unë dua të jem aty që ta ngre zërin për të gjitha të drejtat e tyre”, thotë ai për “albinfo.ch”.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?