Lajme
Ilaçi që zvogëlon rrezikun e vdekjes nga Covid
Një ilaç antimalcues, tocilizumab, zvogëlon rrezikun e vdekjes te pacientët e shtruar në spital me gjendje të rëndë të COVID-19, sipas rezultateve të një studimi të gjerë, i vlerësuar si “lajm i mirë” nga specialistët, shkruan AFP, përcjell Albinfo.ch.
“Rezultatet nënkuptojnë se për 25 pacientë të trajtuar me tocilizumab, një jetë shtesë do të shpëtohet”, thanë autorët e këtij studimi klinik në Britaninë e Madhe, “Recovery”, që po teston një sërë ilaçesh.
Studimi tregoi, gjithashtu, se tocilizumab shkurton kohën e daljes së pacientëve nga spitali dhe zvogëlon nevojën për frymëmarrje artificiale.
“Ky është një lajm i shkëlqyer”, tha Anthony Gordon, profesor i anestezisë dhe kujdesit intensiv në “Imperial College”, Londër.
“Rreth 4 000 pacientë të sëmurë rëndë janë trajtuar me tocilizumab në BM. Sot, edhe më shumë pacientë do të përfitojnë nga ky trajtim”, shtoi ai.
Sipas studiuesve, përfitimet nga tocilizumabi tani u shtohen atyre të steroideve.
Të dhënat sugjerojnë se në pacientët COVID-19 me hipoksi (që kërkon oksigjen) dhe inflamacion të rëndësishëm, trajtimi me një kortikosteroid, të tillë si deksametazoni dhe tocilizumab zvogëlon vdekshmërinë me rreth një të tretën në pacientët që kërkojnë oksigjen të thjeshtë dhe gati me gjysmën për ata që kërkojnë ventilim invaziv mekanik (respirator).
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










