Lajme
Ilaçi që kuroi Trumpin- rritet kërkesa për regeneron…
Doktorët po raportojnë një rritje të kërkesave të pacientëve për koktejlin eksperimental anti covid pasi Donald Trump e quajti ilaçin e Regeneron Pharmaceuticals “një bekim nga zoti” që është një kurë për virusin.
Dy mjekë të përfshirë në testimin e ilaçit thanë për Reuters se më shumë pacientë po kërkojnë të marrin pjesë në testimin e tij edhe pse ekspertët e mjekësisë kanë tërhequr vëmendjen se regn-cov2 është ende në fazën e tij testuese dhe nuk është konfirmuar se mund të ndihmojë në trajtimin e covid 19.
Të mërkurën, pak orë pasi Trump e ngriti në qiell ilaçin duke e quajtur kurë për virusin, regeneron njoftoi se do të paraqesë një aplikacion pranë administratës për ushqimet dhe ilaçet për autorizimin e përdorimit emergjent të ilaçit që është një koktejl mes dy antitrupave që ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë virusin.
Aksionet e regeneron dhe një kompanie tjetër që po kryen testime për trajtimin me anti-trupa, shkuan në qiell të enjten pas ndërhyrjes së Trump. Edhe pse Trump tha se qindra e mijëra doza ishin gati për përdorim, Regeneron thotë se ai ka në fakt doza për 50 mijë pacientë dhe mund të sigurojë doza të mjaftueshme për 300 mijë pacientë të tjerë muajt e ardhshëm
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











