Shkurt.ch
Ikje të shpeshta, hetime për burgun në Orbe
Autoritetet kantonale po rishikojnë më mirë shkallën e sigurisë në këtë burg. Ato kanë nisur një procedurë hetimesh
Gjashtë të burgosur kanë ikur të dielën nga burgu La Croisée në Orbe të kantonit Vaud. Katër prej tyre janë kapur vetëm pak më vonë ndërsa dy të tjerë ndodhen në arrati. Për këta të fundit, autoritetet e burgut thonë se nuk paraqesin rrezik.
Ndërkaq, burgu në Orbe ka zënë kryetitujt e gazetave për mungesën e theksuar të sigurisë: Vetëm tre muaj më parë (30 korrik) nga po ky burg patën ikur pesë të burgosur.
Pas ikjes së parë, ishin shtuar masat e sigurisë, por ikja e përsëritur tregon se masat kanë qenë të pamjaftueshme.
Kjo gjendje ka bërë që autoritetet kantonale të rishikojnë më mirë shkallën e sigurisë në këtë burg. Ato kanë nisur një procedurë hetimesh. Do të hetohen instalimet teknike, organizimi intern dhe kierarkia në personelin e burgut.
Një masë që do të merret me siguri, është shtimi i numrit të personelit të burgut, njoftojnë mediet.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












