Shqipëria
Ikja e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, Rama ngre shqetësime në Gjermani

Largimi i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë drejt Gjermanisë ka qenë njëra ndër temat, të cilat kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka diskutuar në Gjermani me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Rama theksoi se duhet të kërkohen mënyra që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejpërdrejtë i sistemit shëndetësor gjerman, transmeton albinfo.ch.
“E kemi diskutuar këtë çështje dhe nuk mund t’i kërkojmë Gjermanisë dhe asnjë vendi të BE-së dhe as Britanisë që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të atyre që nga Shqipëria duan të sprovojnë veten në profesionin e tyre në tregjet e Gjermanisë e vendet e tjera. Kemi diskutuar për të gjetur mënyra e mekanizma që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdrejtë i sistemit shëndetësor gjerman dhe i kam thënë që studentët tanë paguajnë 1-16 e kostos dhe pjesën tjetër e paguan qeveria. Të gjitha vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar pune, jo vetëm Gjermania. E rëndësishme të gjejmë një rrugë europiane për të balancuar atë që Shqipëria e vende të rajonit humbasin në këtë fazë kaq të rëndësishme, ku duan të bëhen pjesë në BE dhe të rrisin cilësinë e shërbimeve dhe jetës në vendet e tyre”, tha Rama.
Ndërsa Scholz tha se Gjermani po përgatit legjislacionin që emigrimin e fuqisë punëtore jo vetëm nga BE-ja, por edhe vende të tjera.
“Lëvizja e lirë u ka dhënë qytetarëve ndjesinë e lirisë që nuk mund të shkosh vetëm si turist, por edhe të punosh aty ku ke dëshirë. Më parë ishte një sfidë e madhe dhe e vështirë, sot nuk është më. Me këtë liri janë të lidhura dhe shumë sfida dhe vendi ynë ndjehet përgjegjës që nevojën për vende pune mos ta mbulojë vetëm nga vendet e BE-së, por edhe përtej BE-së. Po përpunojmë legjislacionin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe me këtë hapet tregu dhe kjo e bën të menaxhueshme situatën në Europë”, theksoi kancelari gjerman Scholz.
E-Diaspora
-
“Lulëkuqet” nga Berna ftojnë gratë shqiptare t’i bashkohen korit të tyre “Kori Lulëkuqet Bern” fton gratë shqiptare nga Zvicra...
-
Bazel
Riola Morina emërohet asistente në Universitetin e Bazelit
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?