Kosova
Ikin nga Kosova, punësohen në Gjermani
Ata thonë se largohen për shkak të kushteve jo të mira në Kosovë, apo edhe për të ardhme më të mirë
Shumë qytetarë të Kosovës vazhdojnë të kryejnë kurse të ndryshme për t’u punësuar në shtetet perëndimore, përkatësisht në Gjermani.
Një grup i të rinjve e të rejave po i marrin kontratat e punës dhe ata brenda pak kohësh do të nisin jetën dhe aktivitetin e tyre në Gjermani. Ata thonë të jenë të dëshpëruar tej mase me mosgjetjen e një vendi të punës në Kosovë, andaj kanë vendosur që përfundimisht t’u japin fund përpjekjeve dhe të ikin jashtë vendit, raporton “KTV”.
Kjo vlen edhe për pediatren, Flora Abazi-Krasniqi, e cila ka vendosur që të largohet nga Kosova për shkak të gjendjes së rëndë, dhe kushteve të vështira në Kosovë. Arsyeja tjetër është që të ketë të ardhme më të mirë për fëmijët e saj, përcjell albinfo.ch.
Burbe Qenaj kishte konkurruar disa herë në institucionet shëndetësore, por asnjëherë nuk iu ofrua një mundësi e tillë. Edhe disa tjerë thonë të jenë të pakënaqur me kushtet e punës në Kosovë.
Në këtë institucion arsimor po përgatitet edhe ky grup për t’u punësuar në njërën nga institucionet shëndetësore gjermane. Drejtuesit e saj thonë se numri i të interesuarve është shumë i madh dhe për shkak të saj, kanë nisur edhe trajnimet e stafeve të një numër fushash të tjera.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









