Lajme
Ibrahim Rugova, emblemë e një lëvizje të gjerë politike shqiptare
LDK-ja në Zvicër nderoi me një akademi përkujtimore, ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në 6-vjetorin e vdekjes

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër ka mbledhur në një akademi përkujtimore, të shtunën mbrëma, në Sursee të Lucernit anëtarë dhe aktivistë të saj për të nderuar veprën e presidentit Ibrahim Rugova, në 6 vjetorin e vdekjes së tij.
Në këtë akademi përkujtimore ishte i pranishëm edhe kryetari degës së LDK-së në Klinë, Fadil Gashi, si dhe një delegacion nga kryesia e degës së LDK-së në Gjermani, e udhëhequr nga kryetari Qazim Bajgoraliu, vëllau i ministrit të parë të mbrojtjës, Ahmet Krasniqi, Bexhet Krasniqi, vëllau i dëshmorit Nexhat Fanaj, Përparim Fanaj, si dhe përfaqësues të partive të tjera politike që veprojnë në Zvicër.
Veprimtaria dhe personaliteti i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova është vlerësuar lartë nga kryetar i LDK-së në Zvicër, Haki Latifi.
„Kryetari ynë gati sa herë që nisej drejtë kancelarive të botës ndalej në Zvicër, ku gëzonte simpatinë edhe të vetë opinionit zviceran“, tha Latifi në hapje të akademisë.
“Përkujtimi për Presidentin Dr.Ibrahim Rugova, ka rikthyer dhembjen edhe njëherë gjashtë vite më pas duke rikujtuar çastet e dhembjes së gjashtë vite më parë, por aspak pa e zbehur respektin, dashurinë dhe krenarinë për të “, shtoi Latifi.
Latifi para mysafirëve të mbledhur në këtë akademi, tha se Rugova meriton vlerësim të veçantë për aftësinë e tij për të krijuar shumë miq të Kosovës e të pavarësisë së saj.
“Presidenti Rugova ia hapi derën paqës, si kundërpeshë për terrorin afër qindvjeçar kundër shqiptarëve të Kosovës, duke bërë pokështu që lëvizja e përgjithshme e rezistencës të identifikohet si lëvizje e modelit « sui generis » në Evropë. Ai më së miri artikuloi qëndrimin politik të shqiptarëve dhe të popullit të Kosovës për liri dhe demokraci, në kërkesë dhe këmbëngulësi kreative për ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës “, theksoi Latifi.
Rugova është quajtur nga kryetari i LDK_së në Zvicër, si simbol i paqes dhe i pavarësisë së Kosovës, si vizionar politik dhe burrështetas i veçantë, demokrat i kalibrit botëror dhe sendërtues i synimeve të popullit shqiptar.
“Presidenti Rugova qe dhe mbetet përjetësisht simbol i paqes dhe i pavarësisë së Kosovës, njeri i pakontestueshëm si vizionar politik dhe burrështetas i veçantë, të cilin e shquan një filozofi e veçantë politike, një guxim, urtësi dhe konsistencë e pashembullt per realizimin e vizionit që kishte”, tha mes të tjerash në fjalimin e tij, Haki Latifi..
Ndërsa Hamzë Morina , anëtari kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër, foli për veprimtarin letrare të Dr. Ibrahim Rugovës.
“Njeri i urtë, personalitet i rrallë intelektual, i cili u bë shembull se si njeriu i frymëzuar nga idealet, me punë të përkushtuar, me durim e sakrifica do të ngrihet deri në majat më të larta të kulturës, të shkencës dhe politikës”, tha Morina në këtë akademi përkujtimore…
Edhe për Qazim Bajgoraliu, kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, ish-presidenti Ibrahim Rugova hyn në mesin e figurave më të shquara të historisë së Kosovës.
Ai e cilësoi Ibrahim Rugovën, si strateg politik që me mjete demokratike synoi realizimin e projekteve politike, duke qenë njëherazi edhe bashkues i kombit.
“Sesa ishte Rugova vizionar kjo u pa në praktikë sepse ai qe ndër politikat e vetëm shqiptar që diti me kohë se kah ta orientonte Kosovën, duke e lidhur me aleatët e vërtetë perëndimorë, prirë nga SHBA-të “, tha Bajgoraliu.
Akademinë përkujtimore e mbylli aktori dhe regjisori Adem Kica, me një program artistik kushtuar presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë Ata që udhëtojnë këtë vit përballen me çmime më të larta të karburantit sesa në Austri...
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit