Futboll
Ibra me Suedinë stërvitet në Prishtinë
Ylli i futbollit botëror, Zlatan Ibrahimoviq ka arritur në Prishtinë, së bashku me Kombëtaren suedeze, kurse para pak minutash kanë filluar edhe seancën stërvitore
Kombëtarja e Suedisë ka arritur në Kosovë në mesditën e sotme.
Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ekspeditën suedeze të udhëhequr nga presidenti i Federatës së Futbollit të Suedisë, Karl-Erik Nilsson, që njëherësh është edhe zëvendëspresident i UEFA-s, e ka pritur presidenti Agim Ademi, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast, ai i ka shprehur mirëseardhje homologut të tij dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë, teksa e ka shoqëruar atë edhe në hotel “Sheraton”, aty ku është akomoduar Kombëtarja e Suedisë, teksa më pas së bashku do të vizitojnë edhe Kampin Nacional Edukativ në Hajvali.
Kombëtarja suedeze sot në orën 17:30 ka filluar seancën stërvitore në “Fadil Vokrri”, derisa të dielën në orën 20:45 do të luajë kundër Dardanëve, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















