Lajme
I zgjatet vlefshmëria për një vit certifikatës së vaksinimit në Zvicër
Në Zvicër certifikatat e vaksinimit janë të vlefshme për të paktën një vit
Këshilli Federal ka zgjatur periudhën e vlefshmërisë së vaksinave ‘mARN’ (Pfizer / BioNTech dhe Moderna) nga gjashtë në 12 muaj për personat plotësisht të vaksinuar, pas rekomandimit të Komisionit Federal për Vaksinimet, transmeton albinfo.ch.
Njerëzit që kanë marrë dy dozat e vaksinës të njërës prej këtyre dy llojeve do të përjashtohen për 12 muaj nga karantinimi në rast të një kontakti me një person të infektuar ose kur të kthehen nga një zonë e rrezikshme.
Sidoqoftë, në përputhje me kërkesat e BE-së për certifikatën Covid, ata që u shëruan nga koronavirusi mbeten të përjashtuar nga karantina për vetëm gjashtë muaj.
Autoritetet gjithashtu kanë zgjatur periudhën e vlefshmërisë së testeve të antigjenit nga 24 në 48 orë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









