Sport
I zbutet dënimi Taulant Xhakës
Është zbutur dënimi me tri ndeshje moslojë që i është shqiptuar javën e kaluar Taulant Xhakës. Futbollisti i FC Baselit dhe i kombëtares shqiptare, aktin e pahijshëm që kishte bërë duke e goditur me shuplakë lojtarin kundërshtar (Renato Steffen) në ndeshjen me Young Boys të Bernës do ta “paguajë” me mungesën e tij në dy ndeshjet e radhës të FC Baselit në superligë.
Pasi që njëra ndeshje tashmë është luajtur pa Xhakën, i bie që ai do të mungojë vetëm edhe në ndeshjen që vjen. Ndërsa sërish në fushën e gjelbër Taulanti do të paraqitet më 25 tetor, shkruajnë mediet zvicerane.
Gjyqtari i komisionit disiplinor e ka ndryshuar dënimin e shqiptuar më parë pasi që ai, veprimin e lojtarit shqiptar e ka cilësuar jo si goditje por si një sjellje të vrazhdë josportive.
Siç është raportuar tashmë, Xhaka, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes e kishte goditur me shuplakë lojtarin e Young Boys, si përgjigje për provokimin që ai ia kishte bërë.
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë










