Lajme
I shëruari nga koronavirusi në Kosovë, me një mesazh për qytetarët
Në Kosovë tashmë është një person i shëruar nga koronavirusi. Ai, bashkë me motrën e tij, nga Dumnica e Podujevës, kanë dalë nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në një bisedë për T7, 62-vjeçari ka treguar se simptomat i kishte ndier katër ditë pasi kishte ardhur nga Italia.
“Pas katër ditëve filloi një kollitje, shkova e bëra testin dhe dola pozitiv”, ka thënë i shëruari në emisionin “Frontal”, duke falënderuar stafin mjekësor për përkushtimin që kanë treguar ndaj tij dhe pacientëve të tjerë në klinikë.
I shëruar tashmë, ai bashkë me motrën e tij, e prekur edhe ajo nga Covid-19, janë liruar nga spitali.
Madje, ai thotë se edhe motra e tij është shëruar.
“Është fenomenale, kurrfarë dallimi nuk ka prej meje. Është liruar nga spitali, na kanë bërë të gjitha testet. Sot në mëngjes na kanë liruar të dyve. Për momentin jemi pa kurrfarë vërejtje”, është shprehur ish-pacienti i Infektivit, i cili ka një mesazh për qytetarët.
“Opinionit i kërkoj të mos kenë frikë, frika ia shton sëmundjet”, ka thënë banori i Dumnicës.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











