Lajme
I ri dhe pa ardhmëri!
Skenat e rebelimit që përsëritën në shumë vende të Maghrebit janë mjaft shqetësuese. Sidomos kur, me sa duket, qeveritë e këtyre vendeve nuk arrijnë të sigurojnë perspektiva të qarta profesionale për këto grupe studentësh.
Është fakt se këto shoqëri kanë një popullsi me moshë shumë të re – edhe pse numri i lindjeve është në rënie e sipër në dyzet vjetët e fundit. Piramida e moshës të vendeve të Afrikës Veriore i përngjan një çadre, pak ca e ngushtuar në bazë. Kjo e fundit është në kontrast me piramidën e shoqërive perëndimore, e cila duket sikur një bredh apo një tempull budistësh.
Kështu që sfidat e Maghrebit, i cili ka një strukturë të popullsisë shumë të ngjashme me atë të shqiptarëve, janë të një shkalle gjigante.
Arritja e flukseve masive të të rinjve që kërkojnë punë është një granatë me siguresë të tërhequr. Aq më tepër kur dihet se plakja e këtyre popullsive do të jetë shumë më e shpejtë se ajo e Evropës.
Mbetet nevoja urgjente për zhvillimin ekonomik, lufta kundër korrupsionit dhe zgjerimi i të drejtave politike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin











