Lajme
I nxehti afrikan në Maqedoni, MSH-ja rekomandon shkurtim të orarit të punës
Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që të lirohen nga obligimet e punës gratë shtatzëna dhe personat nga mosha mbi 60-vjeҫ
I nxehti afrikan që po mbretëron në Maqedoni ka vënë në alarm institucionet e vendit. Për shkak të temperaturave dhe vazhdimit të fazës së portokalltë, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që të lirohen nga obligimet e punës gratë shtatzëna dhe personat nga mosha mbi 60-vjeҫ, ndërsa të gjithë personat e tjerë në rast të paraqitjes së çfarëdo lloj problemi shëndetësor kërkohet që menjëherë të paraqiten tek mjeku, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë u ka rekomanduar punëdhënësve që ta riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të evitojnë aktivitete në vendet e hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri në orën 17:00, si dhe sigurim i pushimit nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në çdo dy orë.
Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të mos realizohen aktivitete sportive në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri në orën 17:00 dhe veçanërisht institucioneve për kujdesin e fëmijëve u rekomandohet që të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura. Ndryshe në Maqedoni temperaturat gjatë ditës do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura do të lëviz nga 32 deri 40 gradë Celsius.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












