Kosova
I kërkuari nga INTERPOL-i, vdes në QKUK
Ramiz Bordoniqi nga Komuna e Gjakovës, 82 vjeçar ka ndërruar jetë sot në Klinikën e Neurologjisë së SHSKUK-së, ku po qëndronte në paraburgim.
I njëjti ishte i kërkuar nga SHBA-ja nën dyshimet për prostitucion, blerje, posedim, shpërndarje apo shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Bordoniqi po kërkohej nga INTERPOL-i nën dyshimet se në tre vjet të qëndrimit të tij ilegal i kishte kryer këto veprimtari.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur përmes një njoftimi SHSKUK.
“Në Kliniken e Neurologjisë të SHSKUK-së vdes një i paraburgosur në Prishtinë, më 02 korrik 2019 – Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot në Kliniken e Neurologjisë të SHSKUK-së rreth orës 13 : 54 ka ndërruar jetë i paraburgosuri, me inicialet R. B., i lindur më 1937. R. B, me rekomandim të mjekut të Q.K. Dubravë më 30 qershor rreth orës 23:00 është udhëzuar të dërgohet në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe nga aty për shkak të gjendje jo të mirë shëndetësore është dërguar në Kliniken e Neurologjisë të SHSKUK-së, ku si pasojë e komplikimeve shëndetësore ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim, derisa u bë e ditur edhe diagzona e të njejtit.
“I njëjti po vuante nga Hypotensio Arteriales, Diabet Mellitus tip 2 dhe Bronchitis. R. B, akuzohej për veprën penale: keqpërdorime seksual”, thuhet tutje në njoftim.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













