Lajme
I jepet lamtumira e fundit Qani Mehmedit
Në fshatin Drogomisht i vogël në Kërçovë të Maqedonisë, është bërë të martën varrimi i gazetarit Qani Mehmedi, i cili vdiq në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundjeje të rëndë
Qindra qytetarë nga Maqedonia, Kosova dhe viset tjera shqiptare i dhanë lamtumirën e fundit gazetarit dhe publicistit Qani Mehmedi, i cili vdiq sot në mëngjes pas një sëmundje të rëndë. Varrimi i Mehmedit u bë në fshatin e tij të lindjes, në Dragomisht të Vogël të Kërçoves, ku Qaniu kishte kryer shkollën fillore për të vazhduar më pas jetën si gazetar profesionistë në Prishtinë, Tiranë e Tetovë.
Qani Mehmedi lindi me 12 mars 1953 në Dragomisht të Kërçoves. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë kurse studimet për gazetari dhe diplomaci në Universitetin e Prishtinës ndërsa magjistroi në shkencat politike në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.
Punoi gazetar dhe redaktor në gazetat “Bota e re” dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës , në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës “Dituria”. Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen “ Lajm” kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.
Qani Mehmedi ishte laureat i Çmimit për gazetari “Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka” Çmimit ndërkombëtar “Ballkani – zemra e Evropës”, që ndahet në Prespë, gazetar i vitit në Revistën “ Zëri i Rinisë”, punëtor i dalluar i Gazetës “ Rilindja”. Laureat i një varg mirënjohjesh dhe shpërblimesh tjera.
Familjen e Qani Mehmedit e ngushëlluan dhjetëra gazetarë e politikanë në Prishtinë e Tiranë.
Ndërsa kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Mehmedit.
“Me dhimbje të madhe u njoftova për ndarjen nga jeta të mikut tim, gazetarit dhe publicistit Qani Mehmedi. Qaniun kam pasur rastin ta kem bashkëpunëtor në gazetën “Lajm” dhe sinqerisht ata që e njohën nga afër e dinë potencialin intelektual, sinqeritetin dhe shpirtbardhësinë që kishte figura e Qaniut. Familjes i shpreh ngushëllime të sinqerta. I qoftë i lehtë dheu. Pusho në paqe Qani”, shkruan Pacolli.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










