Lajme
I jepet lamtumira e fundit mërgimtarës 11-vjeçare nga Italia
Ajo u godit me një furgon, teksa po kthehej në shtëpi me biçikletë
Mërgimtarja 11-vjeçare me inicialet E.B., e cila jetonte në Padova të Italisë, tek po kthehej në shtëpi, duke lëvizur me biçikletën e saj, ditë më parë u godit nga një furgon, duke lënë në gjendje kome për sa ditë në spitalin intensiv në Padova, ku më pas u konfirmua edhe vdekja e saj, transmeton albinfo.ch.
Theksohet se aksident i rëndë kishte ndodhur në Reschigliano, ku si pasojë një 11-vjeçare shqiptare ka humbur jetën. Vajza e vogël u shtrua në spital në kujdesin intensiv pediatrik në Padova, në gjendje shumë të rëndë, duke konstatuar procesin e vdekjes së trurit.
Ditën e martë, vogëlushes 11-vjeçare iu dha lamtumira dhe u përcoll për në banesën e fundit.
Një rast tragjik, dhimbja e të cilit nuk mund të përshkruhet dot për babain e vogëlushes, A.B, mamanë e saj E.B, për vëllain dhe motrën e saj, për komunitetin shqiptar dhe për të gjithë banorët.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











