Lajme
I infektuar me COVID-19 shkoi në klub, rrezikon 10 vjet burgim
280 pjesëmarrës në një klub, duhet të jenë në karantinë, sepse një person që testoi pozitivisht për Corona shkoi në festë pavarësisht izolimit. Por tani ai rrezikon të paditet dhe të dënohet.
Mjeku kantonal Solothurn dërgoi 280 persona në karantinë të enjten në mbrëmje, sepse një person i infektuar me COVID-19 theu rregullin e karantinës, duke shkuar në festë, në një klub nate.
Andreas Faller, avokat i specializuar në ligjin e shëndetësisë, tha për 20min.ch se personi në fjalë ka kryer veprën penale “Dëmi trupor”. Kjo nënkupton që personi me vetëdije pranoi të infektonte njerëzit e tjerë me koronavirus. Kjo varet nga sa e rrezikshme është rrjedhja e sëmundjes së të infektuarve, nëse kjo tashmë përfshin dëmtim fizik. Sa më serioze të jetë situata dhe nëse do të ketë edhe dëmtime të përhershme tek të infektuarit, aq më e rëndë do të jetë akuza, përcjell albinfo.ch.
Faller thotë se kërcënimi i dënimit për “Dëm të thjeshtë trupor” është burgim deri në tre vjet ose gjobë, nëse një person i infektuar paraqet një ankesë penale. “Dëmi i rëndë trupor”, ndiqet sipas detyrës zyrtare, ku dënimi është deri në dhjetë vjet burgim.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











