Tematike
I dyshuari për djegie të Shqiponja Flora A., shpallet i pafajshëm
Partneri 45 vjeçar i Shqiponja Flora A., është liruar nga përgjegjësia të enjten që shkoi nga një gjykatë në Vjenë
Shqiponja Flora A., një shqiptare 28 vjeçe që jetinte në Vjenë, ishte djegur e gjallë para dy vitesh në një periferi të Bratisllavës (Sllovaki). I dyshuari për këtë krim të tmershëm, partneri me të cilin ajo jetonte, është liruar nga përgjegjësia të enjten që shkoi.
Trupi Gjykues i porotëve në Gjykatën e landit në Vjenë ka vendosur në procesin e përmbyllur të enjten në të mirë të të dyshuarit. Meqë prokurori nuk e ka thënë ende fjalën e tij, vendimi ende nuk është i plotfuqishëm.
Sipas palës paditëse, i dyshuari, një inxhinier i ndërtimtarisë, i shtyrë nga “xhelozia e sëmurë” dhe nga paralajmërimi se lidhja e tyre po përfundonte, e ka mbytur partneren e tij. Mirëpo, akuza nuk ka mundur të gjejë një dëshmi të qartë materiale për veprën. Ajo flet vetëm për shumë indicie që sipas saj e dëshmojnë “në mënyrë të padiskutueshme” krimin e bërë nga 45 vjeçari. Veç tjerash, në vendin ku është gjetur trupi i djegur i Florës është gjetur po ashtu edhe një batanie nga lëkura e leopardit, (nga banesa e përbashkët e çiftit) me të cilën ishte mbështjellë viktima.
Kush e ka djegur Shqiponja Flora A.?
Që trupi gjykues të sillte vendimin lirues ka ndikuar edhe qëndrimi i ndryshuar i disa dëshmitarëve. Ata tashmë e relativizojnë atë që e kishin thënë në ngarkim të të dyshuarit.
Po kush mund të ketë qenë atëherë vrasësi i Flora-Shqiponjës? Në natën e kobshme, më 16 tetor 2010 në banesë kishin qenë vetëm Flora, partneri i saj, tash i dyshuar dhe vëllai. “Flora nuk e ka mbytur dhe djegur veten – vëllai i saj kishte qenë në gjumë, siç e dëshmon edhe i akuzuari – atëherë po mbetet vetëm ai”, argumenton prokurori. “Kur dy persona gjenden në një dhomë dhe vetëm njëri prej tyre del i gjallë, cili duhet tëjetë vrasësi atëherë?”
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













