CH-Ballkani
I dënuar në Norvegji, arrestohet në Morinë
Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar një shtetas nga Kosova, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin norvegjez, shkruajnë mediat shqiptare.
Specialistët e Policisë Kufitare bënë arrestimin me qëllim ekstradimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar I. Tahirukaj, 49-vjeçar, banues në Deçan, Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Norvegjeze.
Gjykata e Borgating Norvegji, më datë 12.12.2003, e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale në fushën e narkotikëve. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










