Futboll
Hysaj flet për ëndrrën evropiane, golin e parë dhe trajnerin Ancelotti
Ai foli edhe për trajnerin Ancelotti, me të cilin në fillim ka pasur pak minuta
Sonte (18:55) Napoli është mysafir i Salzburgut në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Evropës. Napolitanët janë në epërsi 3:0 dhe me një këmbë janë në rrethin tjetër.
Në konferencën për media nga Napoli ishte trajneri Carlo Ancelotti dhe mbrojtësi shkodran, Elseid Hysaj, përcjell albinfo.ch.
“Luajmë në një stadium të nxehtë dhe përballë një kundërshtari që ka shumë cilësi, pavarësisht se fituam ne 3:0 në ndeshjen e parë. Duhet të tregohemi të qetë dhe të përqendruar maksimalisht, për të kontrolluar lojën nga fillimi në fund. E dimë që do të jetë e vështirë, por do të përballemi pa frikë, për të mbrojtur rezultatin e ndeshjes së parë”, ka thënë Hysaj në konferencën për media.
Ai foli edhe për trajnerin Ancelotti, me të cilin në fillim ka pasur pak minuta.
“Jemi 23 lojtarë në skuadër dhe të gjithë synojmë të luajmë, por unë jam gati të sakrifikoj dhe të luaj ku të dojë trajneri. Prej kohësh pres golin tim të parë me Napolin dhe angazhohem shumë për ta bërë këtë, por nuk ia kam dalë, Megjithatë, jam i qetë dhe natyrisht që do të gëzohesha shumë kur të vinte”, tha Elseid Hysaj.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












